(VIDEO) Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, edhe Ali Ahmeti kundër zgjedhjeve të parakohshme

(VIDEO) Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, edhe Ali Ahmeti kundër zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shfaqur qëndrimin e tij, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme për të cilat këmbëngul opozita nuk janë zgjidhje për këtë situatë në të cilën gjendet vendi. Ai thekson se kemi procese tjera shumë më të rëndësishme.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë, mendoj që para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme, ne kemi filluar skriningun dhe duhet të vazhdohet bisedimet për integrimin në BE, në këtë proces duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe gjeneratave të reja dhe të gjithë duhet të investojmë në këtë ardhmëri”.

I pyetur për zgjerimin e Koalicionit qeveritarë me përfshirjen edhe të ASH-së, Ahmeti tha se kjo nuk ka ka të bëj me interesat e ngushta partiake.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“E para kjo nuk ka të bëj me interesat e ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik të përcaktuar për proceset evropiane. Zotri Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje, me rëndësi që palët kanë shpreh vullnet për një proces që do unifikim dhe koordinim. Nuk është biseduar për ministritë, këto detaje nuk janë biseduar”.

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët, për flamurin kombëtar shqiptar, tha Ahmeti në Akademinë solemne kushtuar ditës Ditën e Flamurit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/