` . (VIDEO) Zbulohet: PSP-ja ka paguar jashtëligjshëm miliona euro për shtesa rroge - TV SHENJA

(VIDEO) Zbulohet: PSP-ja ka paguar jashtëligjshëm miliona euro për shtesa rroge

Mbi 282 milionë denarë apo rreth 4.6 milionë euro janë paguar në ish-Prokurorinë Speciale Publike si kompenzim për ruajtje të fshehtësisë, ndërsa Revizioni Shtetëror vlerëson se gjatë pagesës së këtyre shumave, nuk janë siguruar kritete adekuate ligjore. Kompenzimet e paguara janë në vlerë dyfish më të lartë se shuma e përgjithshme e pagave bazë të të gjithë prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe hetuesve të PSP-së. Në raportin e revizionit shtetëror thuhet se nuk ka vërrejtje për pagesën e pagave të rregullta, por kanë konstatuar se shtesat ligjore për besueshmëri, rrezik dhe kushte të veçanta të punës, në vend se 35 përqind nga paga, janë unifikuar për të gjithë prokurorët njëjtë dhe ata çdo muaj kanë marë nga 70 mijë denarë shtesë, plus pagës së rregullt mujore.

Revizioni Shtetëror

“Luidhur me realizimin e të drejtës për kompensime shtesë, saktësia e llogaritjeve, evidentimit dhe pagesës konstatuam se të njëjtat nuk janë në përputhje, në të gjitha aspektet materiale, me rregullativën relevante dhe aktet interne”

Në një shkresë dërguar revizionit, ish kryeprokurorja Katica Janeva, thotë se revizioni nuk i ka marrë parasysh ligjin për PSP që është ligj special dhe as nuk e di nëse revizorët i kanë gjetur të gjitha dokumentet relevante lidhur me rreziqet në hetimet kundër funksionarëve të lartë. Katër vjet nuk ka pasur problem me pagesat, ndërsa problem u paraqitën tani pas shuarjes së PSP-së, ka thënë mes tjerash Janeva, e cila në shkresën e saj hedh poshtë edhe akuzat për rastin Zhvatja, si dhe ngre dyshime për të gjitha procedurat ndaj saj.

Katica Janeva

“Mos është kjo një porosi e cila përcillet në këtë mënyrë sem askush më asnjëherë në këtë shtet të mos merret me ndjekjen e korrupsionit të lartë, në mënyrën se si e bëja unë dhe PSP, sepse në fund, gjithçka do të jetë lëndë e hetimit, siç ndodh tani, post-festum?”

Ndërkaq, shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, Villma Riskovska, për momentin nuk ka dashur të komentojë raportin më të ri të Revizionit për kompenzimet e paguara në PSP. Në një deklaratë për media, Ruskovska ka thënë se ende është herët për të ngritur padi, pasi duhet pritur të publikohet edhe një raport i revizionit, që siç thotë ajo, ende nuk është publikuar për opinionin. Arben Zeqiri /SHENJA/