` . (VIDEO) Zaev: Mund të shqyrtojë propozimin e Aleancës për qeveri të zgjeruar - TV SHENJA

(VIDEO) Zaev: Mund të shqyrtojë propozimin e Aleancës për qeveri të zgjeruar

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se koalicioni i tanishëm duhet të vazhdoj kështu si është, duke ju përgjigjur kërkesës së Aleancës për Shqiptarët për formim të një Qeverie teknike të zgjeruar. Zaev më tej tha se nuk ka marrë një propozim nga lideri i kësaj partie, por nëse argumentohet do ta shqyrtojnë si mundësi.

Zoran Zaev, kryeministër

“Ato janë qëndrimet e tij, unë nuk kam propozim prej kryetarit të tij për të na argumentuar këtë. Megjithatë çdo propozim mund të shqyrtohet. Nëse na propozohet do ta mendojmë. Nuk mendoj se është diçka me rëndësi nëse opozita hyn në qeveri do të rritet kapaciteti i shtetit! Përse kjo për shkak mos përgjegjësisë së opozitës maqedonase? Besoj se ky koalicion mund të vazhdoj edhe më tej”.

Përndryshe, Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari ka parashtruar idenë për formimin e Qeverisë së zgjeruar, me qëllim që sipas tij,  të përballjen me gjendjen me koronavirusin. Me qenë se vendin e ka kapluar vala e dytë e virusit Covid-19, ku shifrat e të infektuarve në ditë janë alarmante Taravari tha se kjo është situatë ku çdo parti duhet të merr përgjegjësi, pasi këtu ka implikime në ekonomi, arsim, shëndetësi.

Emine Ismaili /SHENJA/