` . (VIDEO) Zaev: E detyruam Mijallkovin të dorëzohet - TV SHENJA

(VIDEO) Zaev: E detyruam Mijallkovin të dorëzohet

Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov i cili për disa ditë u bë i pakapshëm për policinë, u paraqit sot në orët e pasditës në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizauar, për ta pranuar vendimin e Gjykatës Penale për paraburgim shtëpiak. Mijallkov tha se gjatë ditës së djeshme ka pasur temperaturë të lartë dhe simptome të koronavirusit, ndërsa për situatën e krijuar ka marrë vesh sot në mëngjes.

Sasho Mijallkov, ish shef i DSK-së

“Edhe një herë publikisht ta përsëris fjalën e dhënë, nuk do të arratisem asnjëherë. Ja më shihni, unë jam këtu. Me të vërtetë më vjen keq për këtë që ndodhi. I kërkoj falje Qeverisë, kryeminstrit, ministrave, instancave gjyqësore dhe gjithë të tjerëve”.

Ndërkaq kryeministri Zoran Zaev, u shpreh I bindur se asho MIjallkov ka tentuar të arratiset, por e tha me mburrje se institucionet nuk i lejuan atij të arratisët ashqu siç ndodhi me Gruevskin, dhe se e detyruan Mijallkovin që të dorëzohet në Prokurori.

Zoran Zaev, kryeministër

“Në 40 orët e kaluara institucionet e Qeverisë të udhëhequra nga unë në koordinim me organet gjyqësore kemi ndërmarrë aksion. Janë ndërmarrë të gjitha masat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Me aksionin kam udhëhequr unë dhe mund të them që Sasho Mijallkov nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e bëri atë që që kishte opsion të pashmangshëm”.

Gjithashtu pas paraqitjes së Mijallkovit në Prokurori, është prononcuar edhe kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan MIckoski. Mickoski, akuzoi se Zaev dhe Mijallkov janë marë vesh për këtë skenar. Madje kreu i VMRO-DPMNE-së u shpreh se edhe ikja e Gruevskit ka qenë me marrëveshje.

Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE

“Sot u bë e qartë se ata kanë një marrveshje. Fillimisht kanë rëndë dakord që të arratiset, ndërsa më vonë të kthehet. Ky ishte vërtetimi më i mirë që ekziston koalicion kriminel Zaev – Vice – Mijallkov. Faktet e mëposhtme tregojnë se gjithçka ishte e planifikuar. Populli e di shumë mirë se çfarë po ndodhë. Drejtësi përfundimtare, ju them se do të ketë kur të dytë do të jenë aty ku e meritojnë, në burg”.

Ndërsa prokurorja e rastit Villma Ruskovska u tha gazetarëve se ajo nuk beson që Sasho Mijallkov ka qenë i sëmurë. Ajo nuk e pohoi e as e mohoi nëse do të ketë kërkesë që I dyshuari të transferohet nga shtëpia në burg, por thë se një rrethanë lehtësuese për të është që ai u vetëdorzua në Prokurori.

Villma Ruskoska, prokurore

“Do ta shqyrtojmë nëse do të kërkojmë paraburgim efektiv. Ishte një ditë e vështirë për ne. Do të vendosim me kolegët, por gjithsesi një rrethanë lehtësuese është që ai u vetëdorëzua në Prokurori. Gjatë bisedës me avokatin e tij, konkluduam se ai bëri një gabim duke mos raportuar dhe duke mos e marrë vendimin”.

Në orët e mbrëmjes së sotme, Sasho Mijallkov nën përcjellje të madhe të forcave policore është dërguar na burg shtëpiak. Kujtojmë se dje MInistria e Punëve të Brendshme në faqen zyrtare e publikoi usrdhër-arrestin ndërkombëtar për ish shefin e DSK-së.

Avdi Bakiu /SHENJA/