` . (VIDEO) Zaev: Çmimi i energjisë është stabil, pas janarit nuk e di as Bajdeni e as Putini - TV SHENJA

(VIDEO) Zaev: Çmimi i energjisë është stabil, pas janarit nuk e di as Bajdeni e as Putini

Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të jetë stabil. Kështu u zotua edhe njëherë kryeministri Zoran Zaev. Shteti siç tha Zaev po rialokon mjete që ti ndihmoj kompanitë shtetëror për energji elektrike.

Zoran Zaev, kryeministër

“Stabiliteti i çmimeve për amvisëritë është e garantuar deri në fund të vitit dhe nuk ka asnjë arsye që të frikësohemi nga kjo sepse kjo është e garantuar nga shteti përmes ELEM, gjegjësisht ESM dhe MEPSO, ku porosisim nga 36 euro, në bazë të vendimit të Qeverisë, ndërsa shteti rialokon mjete që ti ndihmojë shtesë kompanitë shtetërore”.

Se çmimi nuk do të ndryshoj thotë edhe kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovski.

Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së

“Një gjë është e sigurtë, se nuk do të ketë asnjë ndryshim deri në fund të vitit. Pas paralajëmrimit të presidentit Putin, gjatë javës së kaluar se do ta rris çmimin e porositjes së gazit natyror, çmimi i energjisë elektrike në bursën e Hupeks, është ulur në rreth 20%. Pra, në këtë moment edhe ELEM, gjegjësisht ESM së bashku me Qeverinë po ndërmarrin aktivitete që të sigurojnë qymyr, me qëlli që të stabilizohet çmimi i energjisë elektrike në shtetin tonë”.

Por, Zaev nuk e din se çfarë do të ndodh me çmimin e energjisë elektrike vitin e ardhshëm. Kryeministri Zaev arsyetohet duke thënë se këtë nuk e din as liderët më të fuqishëm botëror.

Zoran Zaev, kryeministër

“Ekspertët tanë, parasegjithash të kompanive, po mendojnë për të gjitha mënyrat e mundëshme. Çfarë do të ndodh deri në vitin e ri, besoni se as kancelarja Merkel, as presidenti Makron, as Biden, as Putin, nuk mund ta dijnë. Pse po e them këtë? Pjesa më e madhe varen nga gazi natyror, shohim se këta ditë duhet të publikohen strategjitë e ardhshme të Gas prom, sepse më shumë se 1 e 3, ose më shumë se 37%, është furnizues i kontinentit evropian. Ne jemi pjesë e tregut global, ne jemi pjesë e botës bashkëkohore, do ti ndjekim me kujdes dhe zgjuarësi të gjitha ndodhitë e bursës ndërkombëtare, bursës së rrymës dhe burimeve të tjera të energjisë”.

Zaev shtoi se kanë filluar me procedurën për blerjen e qymyrit nga jashtë, përskaj qymyrit tonë, për prodhim të energjisë elektrike, e cila do të prodhoj 3 deri në 4 fish energji elekrike më të vlefshme për çmimin e bursës ose të tregut për momentin. Sigurimi i qymyrit shtesë sipas tij do të bëhet fillimisht nga fqinjët, nga Kosova, Greqia, Shqipëria, por tenderi do të jetë i hapur për të gjithë. Për 6 muaj shteti do ketë nevojë për 900 000 ton për Manastir dhe 300 000 ton për Osllomej.

Bislimovski me tej sqaroi se në periudhën që vijon, mund të pritet që shtete të caktuara, fillimisht do ta shfrytëzojnë prodhimin e tyre vendas për nevojat e tyre, por përsëri do të ketë transaksion në treg për energji elektrike. Në pjesën e gazit natyror,shtoi se momentin kur do të rritet porositja e gazit natyror nga Rusia, do të stabilizohet çmimi me gazin natyror ndërsa me të do të stabilizohet edhe çmimi i energjisë elektrike.

Emine Ismaili /SHENJA/