` . (VIDEO) Zaev: Bullgaria po shkon drejt vlerave jo-evropiane - TV SHENJA

(VIDEO) Zaev: Bullgaria po shkon drejt vlerave jo-evropiane

Bllokimi i Bullgarisë për ëndrrën e Maqedonisë Veritu për hyrja në BE, është në kundërshtim me vlerat e Unionit dhe na ka shkaktuar shumë hidhërim tek ne. Kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AFP. Ai ka përsëritur edhe një herë se bisedimet për identitetin janë ‘Ligjë e kuqe” për vendin.

Zoran Zaev, kryeministër

“Hapi i Sofjes këtë javë, për të bllokuar sjelljen e kornizës negociuese e cila çon në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Brukselit dhe Shkupit paraqet ‘befasi të pakëndëshme’. Sofja dëshiron që fqiu i saj i vogël t’i pranoj rrënjët bullgare si gjuhë të saj, popull dhe histori, para se të lejoj që vendi ballkanik të përparoj në procesin e zgjerimit”.

Megjithatë, ai edhe ëm tej beson se BE do të gjej një zgjidhje.

Ndërkaq, në anën tjetër për të disatën herë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë Krasimir Karakaçanov, i ka bërë të qartë vendit tonë se Maqedonia e Veriut, nuk do të ketë fillim të bisedimeve me BE-në deri në fund të vitit.

Krasimit Karakaçanov, zv/kryeministër i Bullgarisë

“Bullgaria gjithmonë ka pasur qëndrimin e saj pozitiv për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, por ne gjithmonë e kemi potencuar se nuk mund të jetë e pa kusht dhe Republika e Maqedonisë duhet të plotësoj disa kritere të caktuara, nga të cilat kryesore janë raportet me Bullgarinë. Urrejtja drejt Bullgarisë është ndjellur jo vetëm në libra të historisë, por edhe në filmat e tyre”.

Nëse jemi objektiv, thai ai, kryeministri i tanishëm Zav është ai që ka gjuhën më të moderuar politike. Mosplotësimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë sipas Krakaçanov, është vërtetim se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e tyre, përveç se kohë pas kohë japin deklarata qëllimmira, në krye me Zoran Zaevin.

Emine Ismaili /SHENJA/