` . (VIDEO) Zaev: 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale - TV SHENJA

(VIDEO) Zaev: 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale

17 tetori do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme. Dilemat e datës së zgjedhjeve ishin për shkak mbajtjes së regjistrimit të popullsisë dhe përputhjes me fushatën zgjedhor. Megjithatë, Zaev thotë se është e mundur që regjistrimi të përfundojë edhe më herët nga afati i fundit.

Zoran Zaev, kryeministër

“Kishte dilema për shkak se tre ditë të regjistrimit përkojnë me fushatën, por në fund u vendos se tre ditët nuk ndryshojmë asgjë, regjistrimi është aktivitet i cili mbaron gjatë ditës, fushatat zhvillohen në mbrëmje. Në fakt, regjistrimi çdoherë eshtër mbajtur 20 ditë, kësaj radhe janë përcaktuar 30 ditë, mund me të vërtetë të mbarojë më herët. Ka mjaft kohë, nuk ka nevojë  nga çfarë do lloj ndryshimi të datës së zgjedhjeve”,

Ai tha se, propozimi për pragun e dorëzimit të listave të pavarura është 2 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Sipas tij nëse komuna ka 10,000 votues, duhen 200 nënshkrime që të dorëzohet listë e pavarur. Nëse ka 50,000 votues, duhet 1000 nënshkrime që të dorëzohet listë e pavarur.

Enis Murtezi /SHENJA/