` . (VIDEO) VMRO: Sa ishte Mickoski në krye të Elem-it u ulë çmimi i rrymës - TV SHENJA

(VIDEO) VMRO: Sa ishte Mickoski në krye të Elem-it u ulë çmimi i rrymës

Për shkak të Zoran Zaevit, qytetarët sot paguajnë rrymën më të shtrenjtë në historinë e Republikës së Maqedonisë, ka akuzuar VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se në kohën e pandemisë kur në gjithë botë ka lehtësime dhe ulje, Zaev e ka ngritur çmimin e rrymës që ai dhe të afërmit e tij të mbushin xhepat, derisa populli nuk ka as për bukë. Nga partia më e madhe opozitare kanë thënë se në kohën kur lideri i tyre Hristijan Mickoski ka drejtuar me kompaninë energjetike dhe ka qenë këshiolltarë i kryeministrit, ka forcuar kompaninë dhe ka pasur çmim të ulët të energjisë.

VMRO-DPMNE

“Për dallim nga LSDM, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski gjithmonë kanë pasur kujdes për qytetarët. Derisa Hristijan Mickoski ishte në sektorin e energjetikës, si këshilltarë i Kryetarit të Qeverisë dhe më vonë edhe si drejtor i ELEM, kishim në kontinuitet rënie të çmimit të rrymës”

Në kumtesën e lëshuar nga VMRO-DPMNE thuhet se rritja e parë e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur bashkë me ardhjen e Zoran Zaevit në krye të Qeverisë.

VMRO-DPMNE

“Kur Hristijan Mickoski e lëshoi pozicionin në krye të ELEM, ndërmarjen e la me 25 miljon euro deposit dhe 6.8 miljon euro në llogari, si dhe me obligimet e rregullta të kryera. Mickoski e la ELEM në duar të LSDM si ndërmarje tërësisht operative dhe me likuiditet . Tani ndërmarja nuk ka asnjë denarë në llogari. Ndërkaq kondicioni i dobët financiar shfrytëzohet për të arsyetuar rritjen e çmimit të rrymës. Mickoski dinte të menaxhojë dhe të drejtojë me sukses ndërmarjen, njëkohësisht ka ulur çmimin e rrymës dhe rregjistronte përfitim për ELEM, ndërsa LSDM gjeneron humbje dhe rritje të çmimit të rrymës”

Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar se LSDM mer më shumë nga populli për të pasur më shumë pasuri për funksionarët e kësaj partied he kompanitë e afërta me ta. Në këtë vijë ata akuzojnë se është sjellë edhe vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Arben Zeqiri /SHENJA/