(VIDEO) VMRO: Kovaçevski është ose plotësisht i paaftë ose gënjeshtarë

(VIDEO) VMRO: Kovaçevski është ose plotësisht i paaftë ose gënjeshtarë

Dezertori Kovaçevski të mos ikë dhe të mos fshihet. Të japë dorëheqje menjëherë, ndërsa institucionet të nisin procedurat për të vërtetuar gjendjen e tij. Kështu kanë kërkuar edhe sot nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Deputeti Dragan Kovaçki thotë se populli nuk guxon të udhëhiqet nga një person që është ose plotësisht i paaftë dhe me këtë e ka shmangur shërbimin ushtarak, ose është gënjeshtar dhe falsifikues i raportve mjekësore.

Dragan Kovaçaki, deputet i VMRO-së

“Është e dyshimtë dhe e paqartë, se si dezertori Kovaçevski ka arritur gjithçka, ende posedon certifikatë të sigurisë për qasje në sekrete shtetërore, duke pasur parasysh se i njejti ka paraqitur dokument që është plotësisht i paaftë, me qëllim që t’i ikë shërbimit ushtarak. Pa dallim nëse dezertori Kovaçevski është vërtetë plotësisht i paaftë ose rrejshëm është paraqitur si plotësisht i paaftë, ai nuk është dashur të fitoj dhe të mbaj certifikatë të sigurisë, gjegjësisht nuk ka mundësi që ta kryej funksionin e kryeministrit”.

Sipas Kovaçskit, certifikatën e sigurisë Kovaçevskit i është ndarë nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Siguri të Informatave të klasifikuara Sllavevski, për të cilin tha se egzistojnë indikacione se ai ka marrë pjesë në krim, marrje mito për dhënie të certifikatave të sigurisë, dhe me muaj ikë që të paraqitet në bisedë, ndërsa ende është në atë funksion.

Para disa ditësh, Kovaçki publikoi një dokument mjekësor, me të cilin pretendohej se kryeministri Dimitar Kovaçevski në vitin 2001 ju ka shmangur shërbimit ushtarak me një raport mjekësor i cili thoshte se ai është i paaftë për ta kryer këtë shërbim.

Emine Ismaili /SHENJA/