(VIDEO) VMRO-DPMNE i kërkon gjykatës të nis procedurë për paaftësinë e kryeministrit

(VIDEO) VMRO-DPMNE i kërkon gjykatës të nis procedurë për paaftësinë e kryeministrit

Në bazë të neneve 34, 35, 36, 37 dhe 38 të Ligjit për procedurë kontestimore, kërkojmë nga gjykata që të fillojë procedurë për revokimin e aftësisë afariste të dezertorit Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot  Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

DRAGAN KOVAÇKI, NGA VMRO-DPMNE

“Ka dyshime të bazuara se dezertori Kovaçevski ka dëmtuar aftësinë afariste dhe duke qenë se është kryeministër i një vendi, i bëjmë thirrje gjykatës që të reagojë menjëherë, bazuar në nenin 40 të Ligjit për procedurë kontestimore, i cili konstaton se procedura e konfiskimit të aftësisë afariste është urgjente. Diagnoza që dezertori Kovaçevski e ka paraqitur në ARM se është i paaftë përgjithmonë, për të shmangur shërbimin ushtarak, nuk lë dyshim se nëse nuk ka gënjyer për gjendjen e tij, atëherë ajo vetëm mund të përparojë”.

Kovaçki shtoi se meqenëse dezertori Kovaçevski tani është kryeministër, duhet të vërtetohet nëse aftësia e tij afariste është dëmtuar apo jo. Nëse është, duhet të japë dorëheqje menjëherë, ndërsa  nëse nuk është, duhet të vërtetohet nëse ka paaftësi të përhershme apo ka gënjyer ARM-në  me qëllim që të mos e kryej ushtrinë dhe në këtë rast duhet të japë dorëheqjen, sepse nëse ka gënjyer, ka falsifikuar një dokument mjekësor që të mos i shërbejë shtetit.

Medina Ajeti /SHENJA/