(VIDEO) VMRO-DPMNE, e dorëzoi në Kuvend nismën për referendumin

(VIDEO) VMRO-DPMNE, e dorëzoi në Kuvend nismën për referendumin

Iniciativën për referendum, për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, VMRO-DPMNE, e dorëzoi edhe në Kuvend. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-s, Nikolla Micevski deklaroi se ashtu siç është procedura për nisjen e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve dhe për fillimin e referendumit, zyrtarisht këtë nismë po e dorëzojnë në Parlament.

 Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-s

“Ju njoftoj se në jo më shumë se gjysmë ore janë mbledhur më shumë se 650 nënshkrime dhe siç e kemi paralajmëruar sot do ta dorëzojmë Iniciativën në Kuvend. Shpresoj që kryetari i Kuvendit të mos përdorë disa nga metodat e njohura të tij dhe të vendoset rregullsia e Nismës dhe të fillojë me procedurë në Kuvend ashtu siç e kërkon Rregullorja e Punës dhe siç e kërkon ligji për Referendumi dhe llojet e tjera të deklaratave civile”.

Për referendumin që po e kërkon VMRO-ja, është deklaruar edhe ish kryeministri Zoran Zaev. Ai në një prononcim për media tha se populli nuk do ta mbështes referendumin, pasi 75% i popullatës janë kundër kësaj nisme.

Zoran Zaev, ish kryeministër

“Do të thosha mbi 75% janë kundër kësaj nisme për referendum. Janë 25% për shkak se janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së dhe e ndjekin partinë e tyre. Askund në botë nuk do të ishte dikush kundër miqësisë, kundër fqinjësisë së mirë dhe kundër bashkëpunimit. Kjo nuk ekziston askund në botë. Populli ynë maqedonas dhe të gjitha komunitetet në Maqedoninë e Veriut nuk do ta mbështesin këtë”.

Zaev shtoi se ka vullnet për ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Deklaratës së Zaevit, ju përgjigjën nga VMRO. Zëdhënësi Naum Stoillkovski  u shpreh që nëse Zaev, Kovaçevski dhe Pendarovski janë të bindur në 75% mbështetje të qytetarëve, ju bënë thirrje që t’i masin forcat në zgjedhje dhe referendum.

Emine Ismail /SHENJA/