(VIDEO) VMRO dhe LSDM përplasen për propozimin francez

(VIDEO) VMRO dhe LSDM përplasen për propozimin francez

Propozimi francez nga ajo që u transmetua në media është një fiasko e plotë dhe realizim i të gjitha kërkesave bullgare pa asnjë garanci për Maqedoninë. Kështu kanë reaguar nga VMRO-ja opozitare, për propozimin francez që po qarkullon nëpër mediume dhe që gjendet në Parlamentin bullgar. VMRO pas këtij propozimi ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski.

VMRO-DPMNE

“A do ta pranojë LSDM bullgarizimin e heshtur apo refuzimin e plotë të Maqedonisë nga procesi i integrimeve evropiane? LSDM i bën goditje identitare ekzistencës së popullit, shtetit dhe identitetit. Propozimi francez është kërcënim dhe një fiasko e plotë e Kovaçevskit dhe për këtë ai duhet të japë dorëheqje”.

Mirëpo nga LSDM mburren për këtë propozim. Ato përmes një reagimi për media kanë thënë se këto ditë është vërtetuar edhe një gënjeshtër e VMRO-DPMNE-së, se asimilimi dhe bullgarizimi i maqedonasve nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Ky sipas tyre është vetëm një tentim i dukshëm i Hristijaan Mickoskit për frikësimin e qytetarëve.

LSDM

“Kush e di për të satën herë VMRO-DPMNE përdor manipulime të rrezikshme dhe teza që i groposin pozicionet tona të garantuara për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në bisedimet me Bullgarinë”.

Dëshira e tyre, shtojnë nga LSDM është që me çdo çmim t’i degradojnë qytetarët me qëllim që të përfitojnë politikisht.

Emine Ismaili /SHENJA/