(VIDEO) Vitin e kaluar kishte 85 akuza dhe tre dënime me burg për ndotjen

(VIDEO) Vitin e kaluar kishte 85 akuza dhe tre dënime me burg për ndotjen

Gjatë vitit të kaluar ka pasur 85 akuza për vepra penale kundër ambientit jetësorë, ndërsa prej tyre për 76 ka pasur vendim gjyqsor, ku në 62 raste janë shqiptuar vetëm denime me para dhe vetëm 2 raste janë shqiptuar nga 6 muaj deri në 1 vit burg. Për uzurpim të pasuris së patundshme janë denuar 35 persona, 34 për peshkim të paligjshëm, 6 persona për gjueti të paligjshme dhe tortura të kafshëve, 1 person për shfrytëzim të paligjshëm të burimeve minerale dhe 3 për krime të tjera. Sasia e denimeve me para, për këto vepra, në të shumtën e rasteve ka lëvizur nga 300-500 euro, në 5 vendime gjyqsore është caktuar denim prej 1 000 eurosh dhe denimet e tjera sillen mes 600-800 euro.

Me ndryshimet e fundit ligjore, në Ligjin për ambient jetësorë, ka disa kategori të sanksioneve që lëvizin prej 20-50 000 euro deri në 180-220 000 euro, në varësi prej madhësis së subjektit juridik.

Po ashtu me ndryshimet e kodit Penal është paraparë vepra penale ekocid, e cila do të hyj në fuqi nëse miratohen ndryshimet në Kodin Penal në të cilin po punohet ende. Ndotja e ambientit jetësorë do të jetë në listën e veprave më të rënda penale, sepse bëhet fjalë për shkatërrim masiv të ambientit, të kryer me vetëdije, kurse denimet për këtë do të jenë me burg të përjetshëm, ose më së paku 10 vite burg.

Në praktikë, denime me burg deri në 10 vjet ose ato të përjetshme për shkaktimin e zjarreve në pyje, derdhje të naftës/mbetje kimike, kullimi i sistemeve kënetore, ndotje radioaktive për shkak të testimit bërthamor dhe përdorimit të armëve bërthamore, gjegjësisht veprime që do të shkaktojnë shkatërrim masiv të ekosistemit.

Emine Ismaili /SHENJA/