` . (VIDEO) Vazhdon vaksinimi, deri më tani është vaksinuar 0,7% e popullatës - TV SHENJA

(VIDEO) Vazhdon vaksinimi, deri më tani është vaksinuar 0,7% e popullatës

Vaksina “Astra Zeneka” në vendin tonë do t’u jepet vetëm qytetarëve mbi 60 vjet. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas vendimit të djeshëm të EMA-s, lidhur me këtë vaksinë. Ai më tej sqaroi se mëngjesin e sotëm kanë biseduar dhe  rishikuar qëndrimin e bordit të EMA-s, qëndrimi i të cilëve përfshinte dy rekomandime. Njëri është që ato efektet të padëshirueshme, efektet trombotike të hyjnë në udhëzimet e vetë vaksinës dhe e dyta, çdo shtet duhet vetë të marrë vendim lidhur me atë se si do të përdoret avksina.

VENKO FILIPÇE, MINISTER I SHËNDETËSISË

“Në pajtim me këtë, pas konsultimeve që i bëmë në mëngjes, sollëm vendim që vaksina Astra Zeneka të mos ju jepet personave më të rinj se 60 vjet në vendin tonë. Sa i përket personave që e kanë marrë vaksinën, gjegjësisht ato që u vaksinuan në Serbi me dozën e parë, nuk ka asnjë rekomandim për asnjë masë parapake, përveç se nëse kanë ndonjë simtom, të lajmërohen në kontroll tek mjeku”.

Ndërsa lidhur me dozën e dytë të këtij grupi të qytetarëve që u vaksinuan në shtetin fqinjë, ministri tha se do të vendoset në mënyrë shtesë se ku dhe me cilën vaksinë do të imunizohen.

Përndryshe, kryeministri Zoran Zaev sot njoftoi se gjatë këtij muaji, vendi pret që të arrijnë rreth 300,000 doza të vaksinave kundër Cvoid-19, vaksina nga prodhues të ndryshëm. Siç sqaroi dërgesa e pare pritet nga Pfizer, me të cilën vendi ka kontratë për 800,000 vaksina, pastaj dërgesa e dytë nga mekanizmi COVAX, që është garantuar për muajin prillin, 200,000 mijë vaksina nga Kina si dhe një sasi e konsiderueshme të vaksinave ruse Sputnik. Mirëpo, ai nuk dha datë të saktë të dorëzimit të tyre,  sepse siç tha kjo varet nga pala që bën dërgesën.

Procesi i imunizimit po vazhdon për mësimdhënësit nga klasa e parë në të tretën dhe një pjesë e punonjësve shëndetësorë. Nga Ministria e Arsimit përmes një kumtese thonë se procesi i vaksinimit së bashku me respektimin e masave është mënyra e vetme për ta ulur transmetimin e virusit në shtet si dhe në institucionet shëndetësore. Ndërkaq, shtuan se situata nëpër shkolla është stabile.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Vaksinimi i mësimdhënësve ka filluar që dje dhe vazhdon edhe në ditët në vijim. Bëht fjalë për vaksinim me etapa, me çka nga ana e punonjësve shëndetësorë u bëjnë thirrje mësuesëve me termin të caktuar paraprak. Ministria e Arsimit dhe Shkencës apelon që mësimdhënësit të paraqiten për vaksinim, me qëllim që sa më shpejtë të mënjahohet koronavirusi”.

Ndryshe, sipas “The Economist”, Maqedonia e Veriut ka vaksinuar vetëm 20 mijë qytetarë ose 0.7% të popullatës dhe është ndër vendet me më pak të vaksinuar në botë, ndërsa sipas Blumerang, po vazhdoi Maqedonia me këtë ritëm, imuniteti kolektiv ose vaksinimi i 75% të popullatës do të arrihet në vitin 2031.

Emine Ismaili /SHENJA/