` . (VIDEO) Vazhdon regjistrimi i popullësisë, për 13 ditë janë regjistruar 872 mijë persona - TV SHENJA

(VIDEO) Vazhdon regjistrimi i popullësisë, për 13 ditë janë regjistruar 872 mijë persona

Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në përfundimin e regjistrimit të popullësisë, ndërsa në 13 ditët e para janë regjistruar rreth 872 mijë qytetarë.  Enti Shtetëror i Statistikave informoi se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar.

ESHS

“Deri më 17 shtator, në orën 20:00, janë regjistruar 871.488 persona, 272.177 familje dhe 368.595 apartamente”.

Enti Shtetëror për Statistika informon qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit. Nga atje thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne.

Regjistrimi I popullësisë po bëhet pas rreth 20 vjetëve, pas disa dështimeve dhe shtyrjeve të këtij operacioni. Regjistrimi nisi më 5 shtator dhe pritet të përfundojë më 30 shtator. Në ndërkohë vazhdon edhe regjistrimi I diasporës I cili nisi më 1 mars dhe do të përfundojë më 30 shtator.

/SHENJA/