(VIDEO) Vazhdon protesta e autobusëve urban, takimi me këshilltarët e Arsovskës pa rezultat

(VIDEO) Vazhdon protesta e autobusëve urban, takimi me këshilltarët e Arsovskës pa rezultat

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve Privat “Slloboda Pravoz”, Lenin Jovanovski,  së bashku me kryetarin Shoqatës së Transportuesve Privatë  “Makespres”, sot ishin në takim në qytetin e Shkupit, ku u takuan me këshilltarët e Danella Arsovskës.

Pas takimit, Lenin Jovanovski, deklaroi se autobusët e transportuesve privatë nuk do të lëvizin derisa të zgjidhet problemi.

LENIN JOVANOVSKI-KRYETAR I SHOQATËS SË TRANSPORTUESVE PRIVATË “SLLOBODA PREVOZ”

“Në takimin e  radhës që do të mbahet të hënën do të kërkojnë përgjigje për gjithçka. Këshilli do të bëjë gjithçka brenda kompetencave të tij për të kapërcyer këtë situatë. Është mirë që të gjithë përfaqësuesit e këshilltarëve dëshirojnë ta zgjidhin këtë”

Jovanoski theksoi se ata si transportues privat kanë marrë premtimin nga Këshilli i Qytetit të Shkupit se do të bëjnë gjithçka që është në kompetencat e tyre  për të tejkaluar këtë problem me të cilin ballafaqohen transportuesit.

LENIN JOVANOVSKI-KRYETAR I SHOQATËS SË TRANSPORTUESVE PRIVATË “SLLOBODA PREVOZ”

“Ne si përfaqësues do ta zhvillojmë luftën tonë në këtë mënyrë me takime, peticione dhe padi të tilla që janë në dispozicionin tonë, ndërkohë që transportuesit privatë ushtrojnë të drejtën e tyre për grevë, protestë, punë-jo punë – gjithçka që mund të bëjmë trysni  që ky borxh të zgjidhet”

Ndërrmarja e Transportit Publik i ka borxh kompanive të autobusëve privat rreth dy milionë euro. Samir Mustafa /SHENJA/