(VIDEO) Vazhdojnë përplasjet rreth referendumit

(VIDEO) Vazhdojnë përplasjet rreth referendumit

VMRO-ja opozitare akuzon se sipas informatave të tyre, LSDM planifikon ta hedhë poshtë iniciativën për referendum. Mile Lefkov nga kjo parti ka deklaruar se pushteti është i vetëdijshëm se mbi 60% e maqedonasve e përkrahin referendumin dhe do të dilnin në referendum.

Mile Lefkov, VMRO-DPMNE

“Në këtë skenarë, rol kryesor duhet të luaj Talat Xhaferi, i cili vetëm do ta realizoj atë që i ka thënë Kovaçevski. Pushteti e di që shumica e madhe e popullit që do të dalë në referendum do të votoj për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, prandaj po ikë.  Populli do të dalë në referendum sepse e di që Marrëveshja me Bullgarinë është rrënja e të gjitha mohimeve të gjuhës maqedonase, historisë, identitetit”.

Kurse nga LSDM përmes një komunikate dërguar mediave, thonë se nisma e VMRO-së, është kundër gjuhës maqedonase, i bën dëm identitetit maqedonas dhe është orientuar kundër eurointegrimit të shtetit.

LSDM

“Të gjitha institucionet zyrtare në BE konfirmuan se procesin e negociatave për anëtarësim e bëjmë si maqedonas me identitet të mbrojtur maqedonas, me formulim të pastër të gjuhës maqedonase. Por, Mickoski me çdo çmim vepron në mënyrë antieuropiane dhe në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe sipas nevojave personale”.

 

Paralelisht me dorëzimin e nismës për referendum në Kuvend, VMRO ka filluar me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për organizimin e referendumit.

Emine Ismaili /SHENJA/