(VIDEO) Ulen për tre denarë çmimet e naftës dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar për ulje të reja të çmimeve të derivateve të naftës. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për 3,00 den/litër, në raport me çmimin me pakicë të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe derivateve për transport nga data 18.11.2022, e me këtë edhe çmimin me pakicë e EUROSUPER BS-95 është 88,50 den/litër.
KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË
“Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 zvogëlohet për 1,50 den/litër, në raport me çmimin me pakicë të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe derivateve për transport nga data 18.11.2022, e me këtë edhe çmimin me pakicë EUROSUPER BS-98 është 90,50 den/litër”.
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) zvogëlohet për 3.00 den/litër, në raport me çmimin me pakicë të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport nga data 18.11.2022 dhe rrjedhimisht çmimin me pakicë të EURODIZEL (D-E V), është 90,00 den/litër.
Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,82% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të përcaktuara në përputhje me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga data 18.11.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht për 1,907%, te nafta ulje mesatarisht për 2,173%.
Medina Ajeti /SHENJA/