(VIDEO) Ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dy javë jashtë funksionit

(VIDEO) Ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dy javë jashtë funksionit

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës po vazhdon të jetë ende jashtë funksionit, pasi e njëjta u hakerua më 9 shtator, ndërsa në 12 ditët e fundit është shkëputur plotësisht dhe nuk ka qasje në të. Edhe pse nga kjo ministri thonë se po punohet për riaktivizimin e sajë, ata nuk specifikojnë se kur pritet të rikthehet dhe të jetë funksionale.
Ëeb-faqja është sulmuar nga një ekip grek i hakerëve. Më pas Ministria njoftoi se është në komunikim me Qendrën Kombëtare për Incidentet Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presin, me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, të ndërmarrin veprime konkrete për të gjetur vendndodhjen dhe burimin e sulmeve.
Ministria më pas bëri me dije se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për shkarkimin e supozuar të bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse në ueb-faqen, siç ishte paralajmëruar – “nuk ka baza të tilla të të dhënave dhe ka karakter informativ”.
Nga kjo Ministri theksojnë se informacionet për aktivitetet e Ministrisë mund të ndiqen në faqen e saj në Facebook.
Samir Mustafa /SHENJA/