VIDEO/ U gjuajt me banane, Richarlison: Koha për ndëshkime, racizmi s’ndalet me fjalë

VIDEO/ U gjuajt me banane, Richarlison: Koha për ndëshkime, racizmi s’ndalet me fjalë

Racizmi vazhdon të jetë aktiv në futboll. Vinicius Junior u përballë me ofendime mbi bazë racore në derbin ndaj Atletico Madrid, teksa pas sulmuesit të Reali të Madridit e ka pësuar një tjetër brazilian.

Richarlison, sulmuesi i Tottenhamit, u përball me racizëm në miqësoren Brazil-Tunizi (5-1). Një banane përfundoi pranë 25-vjeçarit, ndërkohë që disa sende u hodhën në drejtim të tij teksa po festonte golin që realizoi.

Vetë lojtari i ekipit të Antonio Contes, ka reaguar shkurtimisht në rrjetet sociale, aty ku bën thirrje që të merren ndëshkime për ngjarjen e ndodhur në “Parc des Princes”, Paris.

“Përderisa ne vazhdojmë të bëjmë blah, blah, blah dhe të mos ndëshkojmë fajtorët, kështu do të vazhdojë të jetë, çdo ditë dhe kudo. Nuk ka më kohë, boll me racizëm!”, shkruan Richarlison.