(VIDEO) Transportuesit privatë nesër nga ora 6 e mëngjesit do ta bllokojnë sërish Shkupin

(VIDEO) Transportuesit privatë nesër nga ora 6 e mëngjesit do ta bllokojnë sërish Shkupin

Gjatë ditës së nesërme disa rrugë kryesore të qytetit të Shkupit do të bllokohen, nga Transportuesit privat të “Slloboda Prevoz” dhe “MakEkspres”, të cilët ka më shumë se një javë që protestojnë. Ata  kërkojnë nga qyteteti i Shkupit , që t’u paguhet siç thojnë ata, borxhi afro 2 milionë eurosh.

Drejtori i “Slloboda Prevoz”,  Lenin Jovanovski , deklaroi  se nesër nga ora 6:00 e mëgjesit,  me 200 autobus do të bllokojnë bulevardin Ilinden, nga Qeveria deri në kryqëzimin me bulevardin “8 Shtatori” dhe  korsinë e djathtë të bulevardit.

LENIN JOVANOVSKI-DREJTOR I “SLLOBODA PREVOZ”

“Para Këshiilit të qytetit të Shkupit, nesër do të parkohen rreth 200 autobus, që të sheh kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, që nuk është ai numër që tha ajo. Dikush dëshiron që të defukusojë oponionin dhe të deklarojë se nuk ka probleme, që mbulojnë problemin e qytetit, por të gjithë e shohin se çfarë po ndodhë”.

Jovanovski më tej tha se nëse nuk gjejnë zgjidhje të problemit, protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë dhe sipas tij, protestat do të jenë ende më masovike duke bllokuar të gjithë qytetin.

LENIN JOVANOVSKI, DREJTOR I “SLLOBODA PREVOZ”

“Ndoshta protestat do të përforcohen ende dhe do të radikalizohen, nuk e dimë ende konceptin, nervozizmi dhe shqetësimi tek kompanitë private po rritet dhe situata është shumë e tensionuar. Kërkoj nga të gjitha institucionet dhe shteti të përfshihen si ndërmjetësues për të parë dhe kuptuar se situata mund të përshkallëzohet dhe nervozizmi mund të shkojë deri aty sa të pendohemi. Do të përpiqemi edhe një herë që dikush nga qyateti  të na thërrasë për të diskutuar”.

Kryetarja e qytetit të Shkupit,Danella Arsovska, para disa ditëve i quajti krimel transportuesit privat, të cilët  sipas saj kanë shitur bileta dhe ato para i kanë futur në xhep, por drejtori i “Slloboda Prevoz” Lenin Jovanovski e përgenjështoi një pretendim të tillë, pasi sipas tij, transportuesit privat nuk janë ata që kanë shitur bileta.  Jovanoski tha Kompania e Transportit Publik NQP është pikërishtë

Samir Mustafa /SHENJA/