(VIDEO) Thikat dhe celularët në burgun e Idrizovës, drejtoria e burgjeve paralajmëron ndëshkime

(VIDEO) Thikat dhe celularët në burgun e Idrizovës, drejtoria e burgjeve paralajmëron ndëshkime

Do të ketë përgjegjësi për personat përgjegjës në burgun e Idrizovës, pas aksionit të djeshëm policorë, ku u gjetën telefona celularë, armë të ftohta dhe drogë. Kështu premtuan nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve dhe Ministria e Drejtësisë.

Ministri Nikolla Tupançeski, deklaroi se ky rast do të procesohet, dokumentohet dhe do të ndërmerren masat e duhura.

Nikolla Tupançeski, ministër i Drejtësisë    

“Kuptohet askush nuk do të kaloj pa paërgjegjësi. Bëhet fjalë për disa telefona celularë, armë të ftohta dhe mos t’i numëroj me radhë. Pa marrë parasysh të gjitha, flasim për popullsi të burgosur, bëhet fjalë për institucion ndëshkimor, e gjithë kjo nënkupton përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shkelje disciplinore ose ndonjë formë e lehtë e krimit. Vetë kjo nënkupton se duhet të ketë përgjegjësi, megjithatë ta lëmë që këtë ta kryejnë institucionet që janë kompetente”.

Drejtori Marjan Spasovski do të pres që të grumbullojnë informacionet dhe provat për këtë rast, në mënyrë që të vërtetohet nëse ka përgjegjësi.

Marjan Spasovski, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve   

“Nuk duam ta komprometojmë procedurën. Pasi t’i marrim të gjitha informacionet, pasi t’i sigurojmë të gjitha provat, nëse vërtetohet përgjegjësi, e kujt do qoftë ajo, do të kërkohen dorëheqje dhe përgjegjësi”.

Edhe një herë përsëritën se bastisja është bërë në 25 qeli të burgut të Idrizovës. Mirëpo, pranojnë se ende egzistojnë indicie për telefona celularë brenda qelive.

Gjatë kontrollit të njësive speciale në qelitë e burgut, u gjetën 50 thika, 37 telefona celularë dhe drogë.

Emine Ismaili /SHENJA/