(VIDEO) Tërhiqen të gjithë udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së nga Qyteti i Shkupit

(VIDEO) Tërhiqen të gjithë udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së nga Qyteti i Shkupit

Pothuasje të gjithë drejtorët e VMRO-së, në Qytetin e  Shkupit janë dorëhequr nga funksionet, të pakënaqur nga bashkëpunimi me kryetaren Danella Arsovskën. Këtij zinxhiri i është shtuar edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, Angelle Sotirovski. Ai është kuadër i Partisë Socialiste të Maqedonisë që është në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Partia Socialiste e Maqedonisë

“Partia Socialiste e Maqedonisë vlerëson se Arsovska më nuk është kryetare e pavarur, por vetëm figurë e cila, nga shkaqe të njohura vetëm për të, e ndryshoi anën politike dhe e ka braktisur konceptin që ua ka premtuar qytetarëve”.

Sotirovski ka dhënë dorëheqje pasi këtë e bënë pothuajse të gjithë drejtorët të cilët i ka emëruar Arsovska dhe janë anëtarë të VMRO-së. Në funksionet e tyre kanë mbetur vetëm drejtori i NTP-së Aleksandar Stojkovski dhe drejtoresha e “Higjienës komunale” Kosana Mazneva, e cila u emërua në vendin e Enuz Kokës, pasi ai u shkarkua si pasoj e ngjarjeve në sheshin “Skënderbeu”.

Ndërkaq, një javë pas ofrimit të dorëheqjes së tij, ish drejtori i “Parkingut të Qytetit” Bojan Hristovski, ka reaguar se kryetarja Danella Arsovska, ende nuk ia ka pranuar dorëheqjen.

Bojan Hristovski, ish drejtori i “Parkingut të Qytetit”  

“I bëj apel administratës s; qytetit që ta pranoj dorëheqjen  time të parevokueshme dhe të emëroj drejtor të ri. Puna në ndërmarrje duhet të vazhdoj pa prolongim. Aktivitetet aktuale dhe risitë nuk guxojnë të ndërpriten, pa dallim mosmarrëveshjeve dhe kombinimeve politike”.

Hristovski kujtoi që menjëherë pas dorëheqjes së tij, Arsovska në profilin e saj në Facebook kishte shkruar që dorëheqjet kanë qenë të detyruara për drejtorët dhe se është e gatshme për kuadro të reja.

Emine Ismaili /SHENJA/