(VIDEO) Temperaturat e larta, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç lirohen nga puna

(VIDEO) Temperaturat e larta, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç lirohen nga puna

Temperaturat e larta që kanë kapluar vendin sot dhe të njejtat deri mbi 40 gradë  celcius,  pritet  edhe  gjatë ditës së nesërme, ndërsa kjo ka bërë që vendi të hynë në nivel portokalli.

Për shkak të valës së të nxehtit, Qeveria në seancën e djeshme ka dhënë rekomandime sipas të cilave,  gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç lirohen nga puna për dy ditët në vijim, fëmijët në kopshte nuk lejohen të bëjnë aktivitet fizik nga ora 11:00,  nga ora 17:00, sektori privat duhet të organizojë orarin e punës me qëllim mbrojtjen e punëtorëve nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit, si dhe rekomandohet të shmanget qëndrimi jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Ata mandej kanë rekomanduar që Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat të moshuar, të dobët dhe të pastrehë.

Sipas këtyre rekomandimeve, Qeveria ka konstatuar se autoritetet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike duhet t’i respektojnë rekomandimet.

Faza portokalli do të zgjasë vetëm dy ditë, pasi sinoptikanët paralajmërojnë se të premten gjatë natës do të ketë vranësira të shtuara me paraqitje të reshjeve të herëpashershme.

Sinoptikanët më tej informojnë se nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë dita e premte do të jetë edhe më e nxehtë, temperaturat në shumicën e vendeve do të jenë mbi 35 gradë, ndërsa në zonat juglindore edhe mbi 40 gradë celsius, ndërsa gjatë vikendit dhe javën e ardhshme sinoptikanët deklarojnë se temperaturat do të bien ndjeshëm dhe vendi do të kaplohet nga reshjet e shiut.

Samir Mustafa /SHENJA/