(VIDEO) Të mërkurën dhe të enjten temperatura pritet të arrijë deri në 38 gradë

(VIDEO) Të mërkurën dhe të enjten temperatura pritet të arrijë deri në 38 gradë

Kryeqyteti në mesditën e sotshme ishte pothuajse i zbrazur, pasi vendin e ka kapluar vala e të nxehtit.  Temperaturat gjatë ditës së sotme kanë lëvizur  nga 28 deri 37 gradë celcius.

Sinoptikanja Julijana Fidanovska-Mishkoska, deklaron se edhe në dy ditët në vijim pritet të jetë mot i nxehtë, ndërsa gjatë pasdites pritet të fryjë erë e fortë dhe vende-vende parashikohet të ketë edhe reshje të shiut.

JULIJANA FIDANOVSKA-MISHKOSKA-SINOPTIKANE

“Temperaturat maksimale në dy ditët në vijim do të jenë mjaft të larta. Ato do të lëvizin në interval nga 28 deri 38 gradë celcius, ndërsa indeksi i rrezeve ultra violetë do të jetë 8. Gjatë ditës së premte rreshjet e shiut do të jenë të izoluara, në veçanti gjatë orëve të pasdites”

Sinoptikania Fidanovska-Mishkoska thekson se gjatë ditës së premte pritet të ketë ulje të temperaturave, ndërsa gjatë  vikendit moti prashikohet të stabilizohet.

Ndërkaq, disa pjesë të Evropës ka disa ditë, që po përballen me, siç e quajnë ata i nxehti afrikan, ku në Madrid të Spanjës  dhe Paris të Francës, shumë ngjarje kulturore tani më janë anuluar, për shak të motit të nxehtë. Samir Mustafa /SHENJA/