(VIDEO) Takimi Osmani- Escobar në New York: Dialogu strategjik SHBA-RMV po jep rezultat

(VIDEO) Takimi Osmani- Escobar në New York: Dialogu strategjik SHBA-RMV po jep rezultat

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua me Gabriel Escobarin, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Osmani dhe Oskobar shprehën kënaqësinë që Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, tashmë po jep rezultate fillestare në formën e granteve amerikane që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen. Sipas tyre, ky zhvillim i bashkëpunimit është një tjetër konfirmim i aleancës shumëvjeçare dhe partneritetit të fortë strategjik mes dy vendeve.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

 “Ne jemi të përkushtuar që të përcaktojmë aktivitetet e ardhshme që dalin nga Dialogu Strategjik dhe synojnë forcimin e proceseve reformuese dhe garantimin e progresit dhe prosperitetit demokratik të vendit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndër vite, me theks të veçantë në procesin tonë të integrimit evropian i rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm rajonal”.

Në të njëjtën kohë, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të jashtme, në takim u përshëndet aleanca mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, ndërsa u theksua mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave moderne demokratike, si dhe u dënua ashpër invazioni ushtarak rus.

Samir Mustafa /SHENJA/