(VIDEO) Supereskspertiza për aksidentin e autobusit në Llaskarcë pas një viti arriti në gjykatë

(VIDEO) Supereskspertiza për aksidentin e autobusit në Llaskarcë pas një viti arriti në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Shkup ka mbërritur superekspertiza nga Byroja e ekspertizave për rastin “Llaskarca”, dhe e njëjta i është dorëzuar prokurorit dhe të pandehurve përmes avokatetëve të tyre mbrojtës. Gjyqi do të vazhdojë më 24 janar me një nisje formale nga fillimi, e cila do të fillojë me dëgjimin e ekspertëve që kanë përgatitur konstatimet.

Superekspertiza që Gjykata e kishte urdhëruar në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet e vendit, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashme kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ndërsa Fakulteti Teknik në Manastir, në të njëjtën kohë, ka njoftuar se e kishin kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar për inxhinjeri mekanike janë ekspertë vetëm në energji dhe nuk mund të bëjnë ekspertiza në mjete motorike.

Nga Gjykata Penale kanë bërë të ditur se e kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku janë informuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion. Pas refuzimit të fakulteteve, lëna është dërguar në Byronë për eksperizë ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë.

Të akuzuar për aksidentin e Llaskarcës  që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të lënduar rëndë mbi 30 të tjerë, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në kompani Ramzi Miftari  dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski. Ata akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa tre punjonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Janë Bovarski, akuzohen për bashkëpunimin në të njëjtën vepër.

Gjykimi që nisi në shtator të vitit 2019, udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori publik Darko Jakimovski. Linda Ebibi /SHENJA/