(VIDEO) Spasovski: Nga 1 janari shtetësia në mënyrë elektronike

(VIDEO) Spasovski: Nga 1 janari shtetësia në mënyrë elektronike

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka njoftuar se  nga 1 janari, shtetësia dhe kërkesa për pasaportë dhe letërnjoftim do të bëhet në mënyrë elektronike. Spasovski në profilin e tij facebook informoi se janë miratuar ndryshimet ligjore për digjitalizimin e plotë të proceseve të MPB-së, me qëllim të përmirësimit të përvojës së qytetarëve në nxjerrjen e dokumenteve personale.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Nga 1 janari, certifikata e shtetësisë do të mund të lëshohet në formë elektronike nëpërmjet Portalit Kombëtar për shërbimet elektronike ose nëpërmjet dërgimit të kualifikuar elektronik të regjistruar në një adresë elektronike. Kërkesat për lëshimin e letërnjoftimit dhe pasaportës, qytetarët do të mund t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike”.

Ai më tej sqaron se paraqitja e kërkesës për lëshimin e letërnjoftimit dhe pasaportës bëhet në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Letërnjoftim, Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit, Ligjin për Emrat Personal dhe Ligjin për Regjistrimin e Vendbanimit.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Në procedurat e përcaktuara me ligj, si marrja e dëshmisë së njoftimit në Fletoren Zyrtare për një kartë identiteti të humbur, ajo merret nga Ministria e Punëve të Brendshme sipas detyrës zyrtare nëpërmjet Platformës Kombëtare të Ndërveprueshmërisë. MPB mund të nxjerrë vendim për heqjen e numrit të identitetit të shtetasit apo të të huajit si dokument elektronik”.

Spasovski theksonë se me qëllim të harmonizimit me dixhitalizimin e proceseve lidhur me procedurat e përcaktuara me ligjin, janë formuar grupe punuese që punojnë në rishikimin e akteve ligjore dhe nënligjore në kompetencë të MPB-së.

Samir Mustafa /SHENJA/