(VIDEO) Sot miratohet Ligji i ri antikorrupsion

(VIDEO) Sot miratohet Ligji i ri antikorrupsion

Sonte pritet që Kuvendi të miratojë ligjin kundër korrupsionit dhe konflikt të interesave, i cili mbrëmë kaloi leximin e parë me procedurë të shkurtuar. Propozim ligji pas miratimit të nevojës kaloi edhe në dy komisione parlamentare, atë për çështje evropiane dhe komisionin juridikoligjvënës. Gjatë debatit në komisione, shumica parlamentare pranoi 20 nga 37 amendamentet e dorëzuara nga VMRO-DPMNE lidhur me tekstin e ligjit. Nga LSDM thonë se komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të jetë I përforcuar dhe do të ketë kompetenca të zgjeruara, pas çka thonë se nuk kanë lëvizur nga ky qëndrim që e kanë pasur në fillim. Nga kjo parti shtojnë se është mbyllur çështja për shqyrtim direkt në llogaritë pe bartësve të funksioneve publike, që nënkupton që Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të ketë qasje direkte në llogaritë bankare, por edhe mbi 60 baza të tjera të të dhënave. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Ana Llashkova tha se janë të kënaqur pasi komisioni do të punojë pa ndikime politike. Ajo më tej shtoi se pranimi I amendamenteve është tregues së VMRO-DPMNE nuk ka pasur për qëllim që të bllokojë procese të tilla të rëndësishme, por se ka qasje serioze të veprojë në përmirësimin e proceseve në vend. Nga ana tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka deklaruar mbrëmë se afatet ligjore kërkojnë që sa më shpejtë të miratohet ligji për parandalim të korrupsionit që të zgjidhet Komisioni për Antikorrupsion. Ajo sqaron se Qeveria e ka paraqitur më herët ligjin, por se i njëjti ka qenë i bllokuar me amendamente. Sipas Ministres Deskovska, komisioni për antikorrupsion duhet të zgjidhet deri në zgjedhjet presidenciale, me qëllim që ta ndjek financimin e fushatës. Ligji i propozuar sipas Deskovskës, është paraqitur deri tek Komisioni Evropian për vlerësim dhe i njëjti është me rekomandim të BE-së. Ligji pritej të miratohet mbrëmë, pos pas paraqitjes së disa deputetëve për diskutim, edhe pse partitë ishin dakorduar paraprakisht për pranimin e amendamenteve, kryeparlamentari Talat Xhaferi ndërpreu seancën dhe caktoi vazhdimin e së njëjtës për sot në ora 16:00.

Arben Zeqiri /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=inUrVF5tAkI