(VIDEO) “Slloboda Prevoz” ndalon autobusët në kryeqytet

(VIDEO) “Slloboda Prevoz” ndalon autobusët në kryeqytet

Gjatë ditës së sotme autobusët e transportuesit privat “Slloboda Prevoz”, në linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45, nuk kanë  qarkulluar  për shkak të mungesës së parave për naftë dhe  për shkak se Ndërmarrja e Transportit Publik, gjegjësisht Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar borxhin. Përfaqësuesit e shoferëve  të shoqatës së transportuesve privat Slloboden Prevoz janë takur për pesë orë me Qytetit të Shkupit nuk ka pasur marrëveshje për ta shlyer borxhin prej 61 milion denarëve.

Ndërkaq, nga Qyteti i Shkupit e kanë përgënjeshtruar mungesën autobusëve në këto linja. Qyteti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë lajmeve të rreme dhe manipulimeve të grupeve të ndryshme politike, rreth mungesës së autobusëve urbanë në disa linja të kryeqytetit. Sipas Qytetit të Shkupit, autobusët në linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45 qarkullojnë rregullisht dhe pa vonesa.

QYTETI I SHKUPIT

“Transportuesi privat ‘Slloboda Prevoz’ është i dytyruar të respektojë obligimet me interes publik. Në muajin e fundit, cilësia e funksionimit të transportuesve privatë vlerësohet sipas treguesve të cilësisë së operimit (rregullsia, higjiena, vlefshmëria e biletave). Kjo bëhet për shkak të ankesave të shpeshtuara të qytetarëve për cilësinë e transportit në transportuesit privatë”, thuhet në njoftimin e Qytetit”.

Pëndryshe, një muaj më parë shoferët e autobusëve të  Ndërmarrjes së Transportit Publik kanë hyrë në grevë kolektive për shkak se nuk ishin paguar. Më pas, për shkak të borxhit të papaguar nga Ndërmarrja, gjegjësisht nga Qyteti i Shkupit, autobusët e transportuesit privat “Makexpress” bojkotuan punën. Më pas ,Qyteti i Shkupit dhe NTP e ndërprerë kontratën me “Makexpress” me arsyetimin se transportuesi privat nuk kishte respektuar detyrimet.

Samir Mustafa /SHENJA/