` . (VIDEO) Sindikatat paralajmërojnë protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike - TV SHENJA

(VIDEO) Sindikatat paralajmërojnë protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ndërtimit, inxhinierëve dhe tregtarëve në ndërtim njoftoi  se do të organizojë një protestë paqësore për vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 7.4 përqind, duke vlerësuar se është një tregues i punës jo-korrekte. – Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7.4% së bashku me TVSH-në prej 18 % do të jetë rritje prej  8.73%, ndërsa në 14 vitet e kaluara çmimi energjisë elektrike është rritur për 230% tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ndërtimit, inxhinierëve dhe tregtarëve në ndërtim, Atanas Trajkovski.

ATANAS TRAJKOVSKI: KRYETAR I SPPNITN

“Çmimi i energjisë elektrike në vitin 2006, tarifa e lirë ka qenë 1,20 denarë në 1 kilovat orë, ndërsa  tarifa e shtrejtë 2,40 denarë në 1 kilovat orë. Në vitin 2011, tarifa e lire ka qenë 1,76 denar për 1 kilovat orë, ndërsa tarifa e shtrejtë 3,52 denar për 1 kilovat orë.  Që prej vitit 2006 deri në vitin 2011 ka pasur një rritje prej më pak se 150 % . Në vitet 2018, 2019 dhe 2020, çmimi i tarifës së lirë ishte 2.70 denarë për kilovat orë, ndërsa tarifa e shtrenjtë 5.54 denarë për kilovat orë, dhe në këtë çmim ata vendosën fuqinë e angazhuar prej 33%. Në 14 vite  kemi një rritje prej 230% ose 2.3 herë.  Tani bëhet fjalë për një rritje prej 7.4%, por mendoj se TVSH prej 18% nuk është e përfshirë. Nëse marrim TVSh-në prej 18%,  rritja e energjisë elektrike do të jetë për 8.73%”.

Trajkovski shtoi se ishte mirë që paga minimale u rrit nga 14.500 në 14.900 denarë, por ai e cilësoi këtë situatë si një mënyrë se si bëhet përpjekje  për t’i marrë ato para nga xhepi i punëtorit.

ATANAS TRAJKOVSKI: KRYETAR I SPPNITN

“Situata është – jepu atyre dhe ne do t’ua marrim ato. Nuk mund të jetë kështu. Kam llogaritur që xhepi im si punëtor mesatar gjatë vitit do të dëmtohet diku për 500 denarë mesatarisht, kështu që ja se si do të kthehet rritja e pages prej 500 denarësh . Ne nuk duhet të lejojmë rritjen e pagave nga xhepat tanë, që është popullizëm, dhe tani ata duan ta kthejnë atë. Unë u bëj thirrje të gjithë punëtorëve që të dalin në një protestë paqësore, atëherë kur do ta organizojmë” .

Trajkovski tha se vendimet e tilla dëmtojnë të gjithë qytetarët. Medina Ajeti /SHENJA/