(VIDEO) Sindikata kërkon ndihmën e deputetëve për rritjen lineare të pagave

(VIDEO) Sindikata kërkon ndihmën e deputetëve për rritjen lineare të pagave

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut u bën thirrje deputetëve të Kuvendit ta votojnë amendamentet e tyre për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik, para, siç thonë, rritjes shtesë të çmimeve të energjisë elektrike, derivative të naftës dhe goditjeve të reja të çmimeve. Ata shtojnë se sa më shpejt e mundur amendamenti i tyre duhet të votohet, pasi kjo është në të mirën e të punësuarve në sektorin publik.

Lidhja e Sindikatave

“Votojeni amendamentin e LSM-së për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik të propozuar nga OBRM-PDUKM-ja dhe mos e shfrytëzoni debatin për ribalansin që më tepër t’i ngecni të drejtat e punëtorëve përmes heqjes së ditës së diel ditë jo pune në vendet turistike dhe kjo do të thotë gjithkund”.

Nga Sindikata nënvizojnë se deputetët duhet të shenzojnë kohën në debat për konfirmimin e parashtresave përmes të cilave të gjithë punëtorët në sektorin publik nga 1 korriku I këtij viti do ta marrin harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale prej 2.806 denarë, përndryshe do të bëjnë greva më 22 qershor të këtij viti që e ka caktuar LSM-ja.

Në Komisionin  për financim dhe buxhet këtë javë filloi debati për ribalansin e Buxhetit për vitin 2022. Gjatë debatit duhet të shqyrtohen  mbi 200 amendamente ndër të cilatështë  edhe amendamenti i LSM-së, të parashtruar përmes deputetëve të VMRO-së.

Linda Ebibi /SHENJA/