(VIDEO) Sindikata e librave amë pezullon grevën deri më 20 korrik

(VIDEO) Sindikata e librave amë pezullon grevën deri më 20 korrik

Drejtoria e Librave amë ka vendosur që grevën ta pezullojë dhe prej nesër kthehen plotësisht në punë. Varësisht nga marrëveshja kolektive që sot e kanë nënshkruar, në të cilën janë dakorduar që të kenë paga më të larta, nëse një gjë e tillë nuk realizohet deri në afatin e caktuar kohor, atëherë Drejtoria e Librave Amë do ta riaktivizojë grevën.

Këtë e bëri të ditur kreu i Drejtorisë së Librave Amë, Blerim Abazi, i cili gjithashtu tha se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë nënshkruar marrëveshje e cila promovon të drejtat e punëtorëve të sektorit në fjalë.

Blerim Abazi, drejtor  i Drejtorisë së Librave Amë

 “Me marrëveshjen kolektive konfirmohen kriteret për pushimin vjetor, mungesat me pagesë dhe pa pagesë, kompensimet e pagesës dhe të ardhura të tjera, pagesa e regresit për pushim vjetor, shtesë në pagë, pagesë të çmimit jubilar etj. Sindikata dhe punëdhënësi në marrëveshje e konfirmuan të drejtën e pagës minimale që të jetë pagë bazë”.

Përfaqësuesi i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Marjan Risteski, thë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një akt i madh për Konfederatën, ndërsa sipas tij ajo se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ishte një lojë nervash, por siç tha me rëndësi është që ka avancim.

Marjan Risteski, përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë

“Në pjesën që ka të bëjë me financat, me si Federatë tashmë kemi disa kontakte me Qeverinë dhe shpresoj që edhe iniciativa e cilë udhëhiqet nga Lidhja e Sindikatave të jetë e dakorduar për 2.806 denarë për harmonizimi të pagave. E njëjta gjë të vijojë edhe për këtë kategori punjonjësish në këtë Drejtori. Shprsoj që kjo të ndodhë gjatë muajit të shtatë, që të ketë një hapsirë të vogël për financat për përqindjen e kërkuar nga punjonjësit”.

Drejtoria e Librave Amë grevën ka vendosur që ta pezullojnë grevën deri më 20 korrik, pasi siç thanë ka ende një pjesë të pazgjidhur në aspektin financiar. Rikujtojmë se kjo drejtori që nga 27 prilli ishin në grevë, pasi këkrkonin paga më të larta, ndërsa punonin vetëm për rastet urgjente.

Linda Ebibi /SHENJA/