` . (VIDEO) Sindikata e arsimit pranon ofertën e Qeverisë për rritjen e rrogave - TV-SHENJA

(VIDEO) Sindikata e arsimit pranon ofertën e Qeverisë për rritjen e rrogave

Pas disa raunde bisedimesh, u arrit marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë. Nga 1 janari, të gjithë të punësuarit në arsim, do të fitojnë 10% pagë më të madhe. Ministri Arbër Ademi deklaroi se kjo është një arritje historike e pagave, duke përmendur edhe 2 herët e tjera të rritjes së pagave në këtë fushë nga 5%, që në total përbën rritje prej 21%. Ademi u shpreh se ata po punojnë jo vetëm në përmirsimin e statsusit material, por edhe në atë jomateriale, nëpërmejt modernizimit të korrnizës ligjore, nëpërmjet parashikimit të më tepër mundësive për të punësuarit në këtë sferë. Vendimi i sotëm thotë ai, do të refelktohet në propozim buxhetin për vitin 2020, i cili pritet që në javën e  ardhshme të miratohet në seancën e Qeverisë.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit

“Mendoj se në këtë mënyrë, me këtë vendim të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, në partneritet të plotë me përfaqësuesit e SASHK-ut, po japim kontributin tonë seriozë në kthimin e dinjitetit të profesionit të mësimdhënësit, në kthimin e profesionit të profesorit dhe besoj se ky vendim do të përbëj dhe do të paraqet një satisfaksion për të gjithë ata të cilët janë të kyçur në sektorin e arsimit”.

Kurse për kryetarin e SASHK-ut Jakim Nedellkov, marrëveshja e sotme paraqet vetëm një fillim të raundeve të tjera të bisedimeve për promblemet e tjera që i mundojnë anëtarët e Sindikatës dhe se me fillim nga dita e nesërme do ti nisin bisedimet e reja.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut

“Kjo që po e bëjmë publike për opinionin, sipas neve është fillim e një periudhe të re të raundeve të reja të bisedimeve sepse edhe sot hapëm edhe çështje të tjera rreth problemeve që i mundojnë të punësuarit tanë, antarët tanë të sindikatës në lidhje me ngritjen e statusit social, për regret të pushimit vjetor, për kthim të shpenzimeve reale që shkaktohen nga vendi ku jetojnë deri në vendin e  punës dhe e kundërta, vlerësim real i punës në paralele të kombinuara, pagesa reale të orëve shtesë të realizuara e kështu me radhë”.

Ndërkaq, që një ditë më parë Sindikata e Arsimit bëri të ditur se ata e ngrijnë grevën e paralajmëruar për më 11 nëntor. Emine Ismaili /SHENJA/