(VIDEO) Sindikalistët paralajmërojnë padi kolektive ndaj Qeverisë

(VIDEO) Sindikalistët paralajmërojnë padi kolektive ndaj Qeverisë

Lidhja e Sindikatave i jep ultimatum Qeverisë për rritjen e pagave. Nëse deri ditën e premte nuk marrin garancë se nga muaji shtator do të kenë paga më të larta, atëherë ata do të ngrisin padi kolektive ndaj Qeverisë dhe një pjese të vetëqeverisjeve-lokle për mos harmonizmin e pagave me pagën minimale. Ata do të dorëzojnë padi penale kolektive para organeve të drejtësisë vendore dhe të huaja dhe në të do të përfshihen të gjitha institucionet që nuk e respektojnë ligjin për pagën minimale.

Darko Dimovski, Kryetar i Lidhjes së Sindikatave 

“Nëse Qeveria më të vërtetë është gati që nga shtatori t’i harmonizojë marrëveshjet kolektive në përputhje me rritjen e pagës minimale për 18.4 për qind le të na tregojë dhe deri në muajin shtator ne punëtoret do ta gjejmë një mënyrë se si do të mbijetojmë, por le ta nënshkruajm një marrëveshje kolektive ku do ta dijmë se 18.4 përqindëshin e kemi të garantuar nga shtatori. I japim mundësi deri të premten, këtë që e kërkojmë le ta pranojnë”.

Në lidhje me grevën nga sindikata thanë se do të vazhdojën edhe më tej me protestën, atje ku nuk kanë dëgjuar zërin e tyre, respektivsiht ministritë, komunat dhe instirucionet tjera që përfshijnë sektorinë publik. Ata më tej shtuan se vetëm nëse marrin garancë se pas dy muajve do të kenë paga më të larta atëherë do t’i ndërpresin grevat dhe format e tjera të presioneve.

Linda Ebibi /SHENJA/