(VIDEO) Sindikalistët bllokojnë rrugët, kërkojnë rritjen e pagave

(VIDEO) Sindikalistët bllokojnë rrugët, kërkojnë rritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave nuk heq dorë nga kërkesat e tyre për rritjen lineare të pagave. Ata edhe sot protestuan duke bllokuar udhëkryqin në lagjen e Autokomandës. Bllokimi zgjati nga ora 07:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa lejonin që të kalonin vetëm makinat e autoambulancave, policisë, ushtrisë dhe zjarrfikësve.

Kryetari i Sindikatës, Darko Dimovski tha se mbeten në kërkesat e tyre për rritjen urgjente të pagave për 2.806 denarë për secilin punëtorë.

Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave

“Punëtori maqedonas nuk mund ti bëj ballë më çmimet shokuese, krizën energjetike dhe krizën e naftës. Pushteti qendror dhe lokal t’i rrisin menjëherë pagat”

Ai më tej theksoi se punëtorët e sektorit publik nuk mund të presin më gjatë në kohë të krizave, për t’iu plotësuar kërkesat e tyre.

Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave

“Sot, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë tregoi se qëndron me vendosmëri në kërkesat e tyre të cilat aktualisht janë të nevojshme, e pastaj solidaritetin, e kam fjalën për 2.806 denarë menjëherë nga 1 korriku, si dhe kthimin e rekursit, të drejtën e humbur në sektori publik, nga 30 në 100 për qind të pagës mesatare. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, por kjo që po bëjmë sot është vërtet e nevojshme sepse e dimë që është shpallur një çmim i ri i energjisë elektrike, goditjet e çmimeve në dyqane janë të njëjta, kriza energjetike, nafta”

Greva do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim, punëtorët e sektorit publik do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës, por nuk do të kryejn asnjë obligim, përveç 10 për qind të të punësuarve që do të jenë në dispozicion për nevojat e qytetarëve.

Sindikata paralajmëroi që grevën do e vazhdojnë edhe në forma tjera të presionit sindikal ndërsa pakënaqësitë e punëtorëve do ti shprehin edhe nëpër rrugë.

Linda Ebibi /SHENJA/