(VIDEO) Sigurohen paratë për autostradën Shkup-Bllacë

(VIDEO) Sigurohen paratë për autostradën Shkup-Bllacë

Nënshkruhet marrëveshja me Bankën Ekonomike për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë dhe elektranave fotovoltaike Oslomej 2 dhe Manastir. 192 milionë euro janë  siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe 30 milionë euro janë mjete grant nga instrumenti WBIF ose gjithsej 222 milionë euro. Në këtë mënyrë përfundon konstruksioni financiar për ndërtimin nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë dhe ndërtimin e dy elektranave fotovoltaike.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se kanë qëllim parësor realizimin e projekteve që kanë rëndësi për progresin e vendit, ndërsa mbështetja e partnerëve të përhershëm si BERZH-i dhe BE-ja kanë rëndësi të madhe për këto qëllime.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Sigurimi i rritjes ekonomike të përshpejtuar në këtë kohë krize është sfidë serioze për të gjithë ne, si në nivel global ashtu edhe për ekonominë e vendit. Megjithatë, sa i përket sfidave ekonomike me të cilat ballafaqohemi gjatë krizës, sidomos ajo e fundit me çmimet dhe sekorin e energjetikës, nuk duhet të na ndalojnë për të vendosur themelet e një rritje të qëndrueshme sa i përket përmirësimit të infrastrukturës si dhe sigurisë energjetike në vendin tonë”

Nga BERZH- i vlerësuan se bëhet fjalë për projekte që do të kenë efekte të dukshme mbi përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Susan Goranson, drejtoreshë e infrastrukturës në BERZH.

“Ky projekt është vetëm një shmbull sa i përket aktiviteteve që ndërmorri kjo bankë, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe transportuese në Maqedoninë e Veriut. Ato do të kenë efekte të dukshme mbi përditshmërinë e njerëzve dhe mbi aktivitetet tregtare në rajon, si dhe me BE-në. Jemi ngazëlluar që do të bëjmë hapin e rradhës për ta përkrahur Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore përmes financimit të këtij aksi rrugor shumë të rëndësishëm, së bashku me partnerin tonë kyç, BE-në”

Ambasadori Deavid Geer, shefi i delegacionit të BE-së në Maqedonin së Veriut theksoi se përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor dhe me përkrahejn e BERZH-it, ajo mbet në destinacionin e synuar sa i përket agjendës së lidhjes.

Ndërsa, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se akti i sotëm i nënshkrimit është dëshmi e përkushtimit të ekipit ekonomik të Qeverisë dhe angazhimit për zhvillimin e vazhdueshëm të korridoreve rrugore. /SHENJA/