(VIDEO) Sigurimi i shtëpisë për 199 denarë nga “A1 kombo” dhe “Trigllav”

(VIDEO) Sigurimi i shtëpisë për 199 denarë nga “A1 kombo” dhe “Trigllav”

Bashkëpunimi më shumë se një vjeçar në mes  të Kompanisë së Telekomunikimit  A1 dhe Kompanisë së  Sigurimit Triglav po vazhdon shkëlqyeshëm. Kështu deklaruan në një press-konferencë të përbashkët  drejtori i përgjithshëm i  A1,  Metodija Mirçev dhe drejtori i përgjithshëm i Triglavit, Gjorgje Vojnoviq.

Të gjithë përdoruesit e Kompanisë së Telekomunikimit  A1, gjegjësisht ata  të paketës A1 Combo, duke filluar nga sot, mund ta sigurojnë shtëpinë e tyre me ofertën më të mirë për sigurimin e kombinuar të shtëpisë dhe pajisje për shërbime të komunikimit elektronik, të ofruara nga Triglav,  që mund të bëhet në  sallonet e A1 Maqedoni. Tarifa mujore për sigurimin është vetëm 199 denarë dhe do të përfshihet në faturën për shfrytëzimin e shërbimeve nga A1.

METODIJA MIRÇEV-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I A1

“Jam veçanërisht krenar që jemi pionierë në treg në prezantimin e risive për përdoruesit, gjë që e bën A1 Maqedoni të rritet në një kompani ku përveç zgjidhjeve digjitale, përdoruesit kanë mundësinë të ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse për përditshmëri moderne dhe të thjeshtë në një vend. Me paketën A1 Combo, përveç lidhjes së vazhdueshme, komunikimit të pakufizuar dhe përmbajtjeve tërheqëse televizive, për herë të parë përdoruesit mund të marrin shërbimin e sigurimit të shtëpisë dhe atë në kushte jashtëzakonisht të favorshme tregu.”

Sipas drjtorit të Triglav,  Gjorgje Vojnoviq, Sigurimi Triglav është vazhdimisht zgjedhja e parë e sigurimeve në tregun tonë sepse, siç tha ai,  ata  investojnë në cilësinë e përvojës së përdoruesit dhe ndërtojnë një marrëdhënie besimi dhe partneriteti me klientët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

GJIRGJE VOJVOVIQ-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I TRIGLAV

“Ne zhvillojmë produkte inovative dhe ndërtojmë ekosisteme zgjidhjesh dhe asistence të lidhura, të orientuara nga shërbimi. Kjo është arsyeja pse fokusi ynë është në ndërtimin e partneriteteve strategjike me kompanitë e njohura si A1 Maqedonia, të gjitha me qëllim që t’u ofrojmë klientëve tanë shërbime më të mira që plotëson nevojat e tyre”.

Kjo ofertë nga Triglav dhe A1,  vlen për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për sigurim të shtëpisë, sigurim të parave, dokumenteve me vlerë, grabitje nëpër shtëpi dhe sende tjera që janë me vlerë për qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/