(VIDEO) Shtetësia e oligarkut pro rus, kryeministri kërkon përgjegjësi, VMRO akuzon

(VIDEO) Shtetësia e oligarkut pro rus, kryeministri kërkon përgjegjësi, VMRO akuzon

Duhet të ketë përgjegjësi për dhënien e shtetësisë maqedonase për shtetasin ukrainas Oleksandr Onishзenko, i cili aktualisht është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski tha se është i indinjuar që institucionet në vend kanë lejuar një lëshim të tillë dhe pret që arsyet të zbulohen nga hetimi i brendshëm në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

 

Dimitar Kovaçevski:

“Jam vërtet në siklet, nuk do të thosha i habitur, por do të thoja i indinjuar nga mënyra se si një person që është në listën e zezë të SHBA-ve, partnerit tonë strategjik, ka marrë të gjitha opinionet pozitive për marrjen e nënshtetësisë së Maqedonisë së Veriut.  Detyrimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare është që të bëjë një hetim të gjithanshëm në radhët e saj, ku duhet të  zbulojë se si është kryer procedura dhe të informojë Qeverinë për këtë, natyrisht në një seancë të mbyllur të qeverisë, sepse ky është informacion sensitiv”.

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski dje pas seancës në Kuvend tha se nuk ndihet përgjegjës për rastin, por se në Agjenci është gjetur një person, i cili pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë në NATO, dha pëlqimin se shtetasi ukrainas Oleksandr Onishchenko nuk është një rrezik sigurie. Dimovski theksoi se tani po përcaktohet nëse ka qenë lëshim, është bërë me qëllim apo ka pas interes fitimprurës.

Ndërkaq, për opozitën nuk ka dyshim se përgjegjësinë për këtë lëshim e ka drejtori i Agjencisë, por edhe gjithë Qeveria.

Ish ministry I Brendshëm nga radhët e VMRO-DPMNE-së pyet se për çfarë kontrolli të sigurisë me NATO-n flet Viktor Dimovski, kur kontrolle të tilla u referohen vetëm personave që duhet të jenë bartës të certifikatave të sigurisë së NATO-s.  Çulev kërkon që prokuroria të menjëherë të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë penale të Viktor Dimovskit. “ Qeveria ta shkarkojë Dimovskin dhe Presidenti të bllokojë dërgimin e tij si ambasador në Francë”, shkruan ish ministry në Facebook.

Shtetasi ukrainas Onishchenko, i cili është në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tij me autoritetet ruse, mori nënshtetësinë maqedonase si  sportiest në garat me kuaj  me sugjerim të Federatës së Kuajve. Qeveria ka marrë vendim që atij t’i jepet shtetësia maqedonase, pasi ka marrë mendim pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente. /SHENJA/