(VIDEO) Shtëpia Botuese “Logos-A” merr çmim në Stamboll

(VIDEO) Shtëpia Botuese “Logos-A” merr çmim në Stamboll

Shtëpia Botuese “Logos-A” nga Shkupi fitoi vendin e parë në “Çmimin e të drejtave të autorit Stamboll” në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stambollit. Në emër të “Logos-A” çmimin e mori drejtuesi i shtëpisë botuese, Adnan Ismaili, nga ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë

“Është një aktivitet që ka ardhur në jetë me idenë për të krijuar një mjedis ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja për të sotmen dhe të nesërmen e botimit, si dhe krijimin e komunikimit dhe marrëdhënieve”

Ismaili, nga ana e tij, duke treguar se udhëtimi i “Logos-A” vazhdon që 32 vite, tha se gjatë këtyre viteve kanë marrë disa çmime, por se ky çmim ka mundësuar hapjen e horizonteve të reja për to.

Adnan Ismaili, drejtor Shtëpisë botuese Logos-A

“Deri më tani rreth 250 libra kemi botuar nga turqishtja në shqip. Pas kësaj inshallah synojmë që të botojmë dyfishin e kësaj”

Ismaili gjithashtu  faleminderoi Programin e Turqisë për mbështetjen e Përkthimit dhe Botimit.

Në aktivitet gjithashtu morën pjesë shumë personalitete të rëndësishme të botës së botimeve.

Linda Ebib /SHENJA/