(VIDEO) Shtatë persona po hetohen për mashtrim në vlerë prej 1.5 milionë euro

(VIDEO) Shtatë persona po hetohen për mashtrim në vlerë prej 1.5 milionë euro

Prokuroria Themelore Publike ka nisë hetim për 7 persona, pasi dyshohet se kanë bërë mashtrim në vlerë prej 1.5 milionë euro, për blerje të tokave në Dellçevë. Prokuroria ka njoftuar se dy prej tyre dyshohet se si bashkëpunëtorë kanë kryer veprën penale “mashtrim në shërbim”, ndërsa të tjerët dyshohen për “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.  Siç informojnë nga Prokuroria Publike, dy të dyshuarit e parë kanë mashtruar anëtarët e Bordit Drejtues të personit juridik të dëmtuar, me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.

 Prokuroria Themelore Publike

“Gjatë vitit 2021, i dyshuari i parë dhe i dyshuari i dytë, në cilësinë e menaxherëve – persona përgjegjës në personin juridik, bashkërisht, me qëllim të përfitimit të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, i mashtruan anëtarët e Bordi Drejtues të personit juridik të dëmtuar dhe më pas personi i autorizuar në personin juridik për të bërë pagesë të kundërligjshme”

Siç sqarojnë më tej, të dyshuarit kanë future të dhëna të rreme dhe kanë bërë fshehje të gjendjes reale.

Prokuroria Themelore Publike

“Ata përjashtuan qëllimisht disa nga punonjësit të cilët për shkak të ekspertizës së tyre iu kërkua të përfshiheshin në procedurë, ndërsa disa punonjësve iu dhanë urdhëra dhe udhëzime të drejtpërdrejta për përgatitjen e analizave të kosto-përfitimit për përfitimin e investimit, futjen e të dhënave të rreme dhe fshehjen e gjendjes reale”

Prokuroria ka dhënë urdhër për caktim të masës së paraburgim për 6 persona të dyshuar, derisa për një të dyshuar është propozuar masa e kujdesit.

Emine Ismaili /SHENJA/