(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në qytetin rus të Shën Petërsburgut

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në qytetin rus të Shën Petërsburgut

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi afër qytetit rus të Shën Petërsburgut.

Zjarri u shkaktua nga një shpërthim në tubacionin e gazit midis Berngardovka dhe Kovalev, sipas guvernatorit të rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko.

Sipas informacioneve të para lidhur me rastin, nuk u raportua për viktima, transmeton Telegrafi.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale të këtij shpërthimi tregojnë në disa zona topin e zjarrit të dendur.

Shpërthimi në Shën Petërsburg vjen vetëm disa orë pasi një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një ndërtesë banimi vrau të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, në ishullin rus të Sakhalin. /Telegrafi/