(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në digën Hoover – ai konsiderohet rezervuari më i madh në SHBA

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në digën Hoover – ai konsiderohet rezervuari më i madh në SHBA

Një shpërthim dhe zjarr u raportuan të martën në digën Hoover në Nevada.

Christy Hairston, një turiste, ka publikuar një video të incidentit të ndodhur në pjesën e poshtme të digave gjersa ka raportuar insider.

“Departamenti i Zjarrfikësve të Qytetit të Boulder është rrugës për një thirrje urgjente në Digën Hoover”, njoftuan zyrtarët e qytetit të Boulderit.

“Nuk ka informacion shtesë në këtë moment”, thuhet më tutje në raportin e parë.

Diga Hoover është rezervuari më i madh në Shtetet e Bashkuara.

Gjeneratorët e digës sigurojnë energji elektrike për shërbimet publike dhe private në Nevada, Arizona dhe Kaliforni. /Telegrafi/