(VIDEO) Shpërthejnë protestat në Rusi pas njoftimit të presidentit Putin për mobilizim ushtarak

(VIDEO) Shpërthejnë protestat në Rusi pas njoftimit të presidentit Putin për mobilizim ushtarak

Rusët e tmerruar kanë dalë në rrugë në protestë kundër dërgimit në vijat e frontit në Ukrainë pasi presidenti Vladimir Putini urdhëroi mobilizimin e rezervistëve në një përshkallëzim dramatik të luftës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa demonstrues që mbanin tabela “jo mobilizimit” dhe brohoritnin slogane kundër luftës janë tërhequr zvarrë nga policia e armatosur duke u përpjekur të shuante trazirat në të gjithë vendin, ndërsa të tjerët përpiqen të dëshpërimisht të largohen nga vendi duke marrë bileta vajtje-ardhje nga Moska.

Mosbindja dhe eksodi nxiten nga frika se kufijtë e Rusisë mund të mbyllen së shpejti ose se një thirrje më e gjerë mund të dërgojë shumë njerëz “në moshë luftarake” në luftë pasi Putini urdhëroi thirrjen e 300,000 rezervistëve ushtarakë – e para në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Protestat e sotme filluan në Siberi, me demonstruesit që rrezikojnë burgun sipas ligjeve që ndalojnë kritikat ndaj forcave të armatosura dhe më shumë trazira që supozohet se kanë filluar edhe në Moskë e Shën Petersburg.

Një protestues u ndalua në Novosibirsk pasi u bërtiti policisë dhe oficerëve të FSB-së në një tubim: “Unë nuk do të vdes për Putinin, apo për ty!”.

Veç kësaj, vënë në pah mediat, zemërimi ka shpërthyer edhe në mediat sociale dhe madje është shpikur një fjalë e re për të përshkruar ferrin që ka lëshuar Putin – ‘Mogilizim’, nga fjala ruse ‘Могила’ [Mogila] – ose varr, fati morbid që pret mijëra të thirrur në ushtri.

Ndërsa disa dolën në rrugë, të tjerë u përpoqën të largoheshin nga regjimi dhe çmimet e biletave u rritën për dhjetëfish.