(VIDEO) Shkup, për 6 muaj janë arrestuar 210 kriminelë

(VIDEO) Shkup, për 6 muaj janë arrestuar 210 kriminelë

Në gjashtë muajt e parë të këtij vitit, policia njofton se ka arrestuar 210 kriminelë vetëm në territorin e Shkupit, të cilët kërkoheshin me fletarrest. Këto statistika i shpalosi Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët lavdërohen se e kanë rritur efikasitetin e punës së tyre për 101%.

Goce Andreevski, MPB 

“Lëndë e hetimit ishin persona ndaj të cilëve ishin lëshuar kërkime kombëtare dhe ndërkombëtare, të dënuar me denim me burg, persona nën hetim me masë të caktuar kujdesi, persona që kanë ikur nga burgjet, përmes të cilit aksion janë privuar nga liria 210 persona të denuar me denim me burg prej 332 vitesh e 9 muaj, dhe të cilëve u kanë mbetur gjithësej edhe 228 vite e 4 muaj burg”.

Përmes aksionit operativ të emërtuar “Kafaz”, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë pasur për qëllim të kapin persona që kanë kryer vepra më të rëndë penale, për të cilët janë paraparë denime më të larta me burg, persona që prej shumë vitesh kanë qenë të pakapshëm për organet e rendit, si dhe persona që kishin ikur nga burgjet dhe persona që kanë qenë lëndë e INTERPOL-t.

Goce Andreevski, MPB  

“Nga ana e Ekipit Operativ janë privuar nga liria 72 persona për vuajtjen e përgjithshëm të denimit prej 178 vitesh dhe 7 muajsh dhe që ju kanë ngelur edhe një pjesë e vujtjes me burg në kohëzgjatje prej 129 vitesh e 5 muajsh burg. Krahasuar me të dhënat e gjashtë muajve të parë të vitit 2021, efikasiteti është zmadhuar për 101%”.

Nga ana e njësiteve organizative të tjera shtojnë nga MPB, në kuadër të SPB Shkup janë ndërmarrë masa operative-teknike me qëllim gjetjen dhe privimin nga liria të disa personave, përmes të cilit janë arrestuar 138 persona për vuajtjen me burg të gjithësej 144 vite e 2 muaj dhe për vuajtjen e pjesës së mbetur të denimit me burg në kohëzgjatje prej 98 vitesh e 11 muaj.

Emine Ismaili /SHENJA/