(VIDEO) Shkollat nuk do të mbyllen, situata me koronavirusin është stabile

(VIDEO) Shkollat nuk do të mbyllen, situata me koronavirusin është stabile

Situaten  me kovid-19  po e njdekim vazhdimisht dhe vazhdon të jetë stabile nëpër gjitha shkollat, tha  ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Crovska shprehet se shkollat mbeten të hapura dhe mësimi do të vazhdonë me prezencë fizike.

MILLA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Situata po monitorohet dhe për momentin është e qëndrueshme. Por, nëse kemi një situatë alarmante dhe nevojën për marrjen e masave kufizuese në sektorë të tjerë, sigurisht që Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtojnë mundësitë për skenarët e tjerë”.

Ajo më tejë sqaronë se mësimi me prezencë fizike është më efikas dhe më i kapshëm për nxënësit, jo vetëm këtu por edhe në nivel botëror.

MILLA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Për momentin situata është stabile dhe është në interesin të çdo nxënësi  që të jetë në shkollë. Ky nuk është vetëm vlerësimi ynë, por edhe sipas organizatave ndërkombëtare që punojnë për cilësinë e arsimit në mbarë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim si kjo e jona”.

Numrat që ajo bëri të ditur janë të njëjtë me javët e kaluara, nuk ka shumë nxënës  që janë pozitiv me kovid 19. Përqindja e të sapoinfektuarve sipas statistikave ditore siç tha ajo, varion nga 0,01 përqind deri në 0,03,për qind,  ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në shkolla nuk kalon 0,3 për qind nga gjithsej 255 mijë nxënës që ndjekin mësimin me prezencë fizike.

Samir Mustafa /SHENJA/