(VIDEO) Shfuqizohet tatimi progresiv dhe nuk do të ketë tatime të reja

(VIDEO) Shfuqizohet tatimi progresiv dhe nuk do të ketë tatime të reja

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se është shfuqizuar tatimi progresiv që është dashur të fillojë nga 1 janari dhe nuk parashikohen tatime të reja, e as rritjen e tatimeve që janë në fuqi për momentin. Ai tha se tatimi personal mbetet 10 për qind, tatimi i fitimit mbetet 10 për qind, tatimi i vlerës së shtuar mbetet 18 për qind, ndërsa nuk do të kenë tatim as kamatat e depozitave dhe të kursimit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Me këtë koncept të ri nuk parashikohen tatime të reja, nuk parashikohet rritja e tatimeve gjegjësisht tatimi i të ardhurave personale mbetet me një shkallë për 10% dhe hiqet tatimi progresiv që duhej të hynte në fuqi prej dates 1 janar të vitit 2023. Tatimi I fitimit mbetet 10% dhe nuk rritet, TVSH mbetet 18%,  gjithashtu interesat e depozitave dhe kursimeve nuk do të tatimohen. Ky koncept I ri do të thotë rishikim  i lëshimeve tatimore, zgjerimin e bazës tatimore dhe thyerjen e ekonomisë së zezë”.

Ministri I financave Fatmir Besimi tha se bëhet fjalë për një koncept të një strategjie më të madhe, strategjia parashikon dixhitalizim, thyerje të ekonomisë së zezë apo vazhdim të reformave që bëhen në financat publike. Ai shtoi se bëhet fjalë për sistem tatimor që do të jetë stabil dhe I drejtë.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Ky është programi I qeverisë që u përkrah nga qytetaret rreth asaj qe te krijojmë një sistem politik financiar, me shume investime ne vend. Qëllimi kryesor i kësaj strategjie është që të sigurohet një sistem tatimor efikas. Prioritetet në këtë strategji janë drejtësi, transparence, kualitet dhe politikë e e gjelbërt tatimore.

Ndërsa kryeministri Kovaçevski tha se rezultati i konceptit të ri do të jetë rritje më të lartë ekonomike, por edhe menaxhim transparent me financat publike, që është kush i rëndësishëm në këtë krizë të madhe ekonomike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/