(VIDEO) Shënohet 30 vjetori i Armatës, krerët e shtetit: ARM është krenari jonë

(VIDEO) Shënohet 30 vjetori i Armatës, krerët e shtetit: ARM është krenari jonë

Në kazermën “Ilinden” sot u mbajt ceremonia qendrore me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vit shënon 30 vjet nga formimi i saj. Me rastin e ditës së Armatës, krerët e shtetit vlerësuan se kjo ditë shënohet me krenari dhe dinjitet.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij theksoi se 18 gushti është simboli i vazhdimësisë historike, ndërsa vlerësoi se ushtria është forcë kohezive në shoqëri e cila me përkushtimin e saj është më e merituara për anëtarësimin e vendit në NATO.

Stevo Pendarovski, president

“Ushtria mbron sovranitetin tonë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues, por edhe dinjitetin dhe nderin tonë kombëtar. Në këtë kontekst, Ushtria u angazhua në ballafaqimin me sfidat kryesore të shtetit, që nga kriza e Kosovës në vitin 1999, përmes konfliktit ushtarak në vitin 2001, deri në krizën e emigrantëve në vitin 2015. Ushtria e merr forcën dhe identitetin e saj nga populli, nga qytetarët. Prandaj, nuk ka lidhje më të fortë se ajo mes një ushtari dhe vendit të tij”

Kryeparlamnetari Talat Xhaferi, uroi pjestarët e Armatës duke theksuar se gatishmëria dhe përkushtimi i tyre është njohur nga bota, përmes ojesëmarrjes të barabartë të ushtarëve në misionet ndërkombëtare të paqes.

 Talat Xhaferi

“Profesionalizmi që tregoni çdo ditë meriton respekt të veçantë dhe është shembull për të gjithë, prandaj qytetarët kanë besim të madh në kapacitetet dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Ushtrisë. Kam pasur nderin dhe privilegjin të jem pjesë e Ushtrisë dhe të kontribuoj në realizimin e synimeve euroatlantike të shtetit si oficer në ARM, zëvendësministër dhe ministër i mbrojtjes – periudha të karrierës sime në të cilat i kujtoj me krenari”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nënvizoi se ushtria është shyllë e sigurisë, mbrojtjes, stabiliteti dhe besimit si anëtare e barabartë e njërës prej alenacave më të fuqishme ushtarake dhe të sigurisë, NATO,s.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë, në emrin tim personal, në emër të Qeverisë dhe të gjithë qytetarëve, për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë, për çdo pjesëtar të ushtrisë dhe personelit civil të Ushtrisë sonë, për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në gjithë këto vite”

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha se ushtria e Maqedonisë së Veriut ishte dhe mbetet element mbështetës në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare dhe pjesë e sistemeve kolektive për ngirtjen dhe zhvillimin e mbrojtjes.

Sinkron: Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes

“Vendi i merituar që ka sot Ushtria në atdhe dhe në Aleancën e NATO-s është një arritje për të cilën janë angazhuar shumë individë, ish-presidentë, qeveri, ministra të Mbrojtjes, shefa të Shtabit të Përgjithshëm, pleq, ushtarë dhe punonjës”

Ceremonia qendrore është një nga aktivitetet finale që shënuan 30 vjetorin e formimit të Ushtrisë, ndër të cilat u realizuan: ekspozitë me rastin e 30 vjetorit, manifestim i hapur për qytetarët, tribuna, gara sportive, aksione humanitare dhe festimet në njësi.

Linda Ebibi /SHENJA/