` . (VIDEO) Shekrinska: Kompanitë nga Maqedonia e Veriut do ta furnizojnë NATO-n - TV-SHENJA

(VIDEO) Shekrinska: Kompanitë nga Maqedonia e Veriut do ta furnizojnë NATO-n

Anëtarësimi i plotë i plotë i Maqedonisë së Veriut në NATO do të hap perspektiva të reja për biznesin vendor. Kompanitë vendore, sipas zëvendës kryeministres dhe ministres së mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, do të kenë të drejtë të konkurrojnë në tenderët e NATO-s dhe ti furnizojnë misionet e Aleancës VeriAtlantike me produkte ushqimore, logjistikë dhe mbështetje tjetër. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” që u transmetua mbrëmë në Televizionin Shenja, Sheqerinska tha se si pasojë e bllokimit të anëtarësimit, kompanitë vendore s’kanë mundur të eksportojnë as ujë të thjeshtë për ushtarët e KFOR-it në Kosovë.
Radmilla Sheqeriska
Para një jave ishin prezent këtu përfaqësues nga Agjencioni për furnizime të NATO-s që kryen furnizime për misione dhe operacione jashtë qendrës. Në momentin kur Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare kompanitë tona për herë të parë do të mund të paraqiten edhe në atë treg. Për ne kjo është shumë e rëndësishme sepse në afërsinë tonë është një nga emisionet e mëdha të NATO-së, KFOR ku janë mijëra ushtarë të NATO-së dhe për to nevojitet ushqim, logjistikë, ujë, mbështetje. Ne si shtet deri në këto momente nuk kemi mundur të konkurrojmë në tregun e tyre, kompanitë tona që edhe kanë përmbushur kushtet nuk kanë mundur të kandidojnë. Ne ua kemi hapur dyert kompanive tona për atë treg.
Sheqerinska tha se Qeveria aktuale ka realizuar një ëndërr 30 vjeçare dhe kjo sipas saj është arritur falë punës dhe sukseseve të shënuara në planin e reformave dhe marrëdhënieve me fqinjët. Duke komentuar akuzat e opozitës për mosmarjen e datës për negociata me BE-në, Sheqerinska akuzoi se VMRO-DPMNE dëmton imazhin e shtetit dhe akuzat e tyre tha se janë demantuar edhe nga vetë shtete evropiane.
Radmilla Sheqerinska
Opozita është e vetmja që gishtin ia drejton Qeverisë dhe kur këtë e bën e gropos pozitën e shtetit. Nuk mundet që të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe Francën të pajtohen se gjithçka që është kërkuar të jetë bërë, ndërsa opozita shpërndarë teori tjera. Edhe presidenti Makron e demantoi VMRO-DPMNE-në dhe mendoj se kjo ishte një shuplakë se si nuk duhet të veprojë opozita. Unë pajtohem se  opozita duhet të na kujtoj se cilat punë si kemi bërë, por qëndrimi I të gjitha shteteve ishte se ne para tyre kemi dalë me rezultate. Sikur dikush të gjente një minus prej nesh do ta shfrytëzonte, por nuk kishte diçka të tillë.
Çështja e vetme e pazgjidhur nga kërkesat e Bashkimit Evropian, Sheqerinska tha se mbetet Ligji për Prokurorinë, por kjo sipas saj zvarritet për faj të opozitës e cila nuk ka gadishmëri për të miratuar ligjin e rri dhe për të arritur marrëveshje me pushtetin.

Arben Zeqiri /SHENJA/