(VIDEO) SHBA, dy aeroplanë të vegjël përplasen në ajër, tre të vdekur

(VIDEO) SHBA, dy aeroplanë të vegjël përplasen në ajër, tre të vdekur

Tre persona humbën jetën pasi dy aeroplanë të vegjël u përplasën në ajër të shtunën mbi Boulder County, Kolorado, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët thirrën autoritetet pak para orës 9 të mëngjesit pasi panë një përplasje të Cessna 172 dhe Sonex Xenos me njëri-tjetrin.

“Dukej sikur kishte një problem, sepse aeroplanët nuk zbresin direkt poshtë”, tha Sean Tufts për FOX31 Denver. “Nuk kishte asnjë zjarr, asgjë”.

Njëri prej avionëve u rrëzua në një fushë, tjetri në një stacion pemësh pranë aeroportit Vance Brand në Longmont, Kolorado, në veri të Denverit.

Dy persona u gjetën të vdekur në rrënojat e njërit dhe një person në tjetrin, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Boulder.

Identiteti i viktimave nuk u bë i ditur menjëherë.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po hetojnë rastin.